9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Po, vdekja…

Më të lexuarat

Jeton, ushqehesh, shëtit! Nuk e falënderon Zotin për të mirat që të dërgoi ty! Po vallë, rob i ALL-LLAHUT ndonjëherë a të shkon mendja për ahiretin, për terrin e varrit që do të kaplojë, po për torturat që do të përjetosh aty?! Hmm, jo sepse nuk ke menduar asnjëherë për të, ngase gjithmonë ke menduar vetëm për këtë botë të shkretë. Nuk të shkoi ndonjëherë ndërmend të falësh ndonjë vakt dhe të falënderosh ZOTIN, po ramazanin a e ke agjëruar ndonjëherë, të bësh diç- ka për hir të ZOTIT? Jo, sepse gjithmonë për ty parësore ka qenë jeta dhe mik të ngushtë kishe djallin, i cili të dirigjoi ty. O motra ime dhe vëllai im, pse në momentin e vdekjes frikësoheni nga meleku i vdekjes? Pse? A mundoheni të ikni prej tij? Por jo, se ju nuk mundeni. Ju i ndoqët me kënaqësi thirrjet e shejtanit, pse kërkoni atëherë ndihmën nga Zoti juaj? Hmm, tani kërkon të të shtyhen vitet dhe i premton Zotit se do të përmirësohesh, por jo, sepse ti do të jesh i njëjti!

 

Të shkoi jeta more i shkretë! Po në momentet e vdekjes çfarë do t’i thuash shejtanit kur do të të mundë në betejën që ka kundër teje? O krijesë e Allahut, si nuk t’u kujtua ndonjëherë Krijuesi yt? Po salavat a i dërgove ndonjëherë të Dërguarit të Allahut? Jo, kurrë, sepse për ty më me rëndësi ishin muzika, filmat, sporti sesa të dërguarit salavat të Dërguarit të Allahut. Po pse harxhove kohën kot, kur Allahu të përsosi, të dha diturinë, të krijoi në formën më të bukur. Ndërrove xhennetin me dynja, e që është vërtet shëmtuese. Andaj ata që kanë shkuar pa pendim, Allahu i mëshiroftë ndërsa ju që keni mundësinë pendohuni dhe mos vdisni ndryshe veçse besimtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit