9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Po ju mbaron hapësira? Ja si t`i hiqni qafe bashkëngjitjet e mëdha në Gmail

Më të lexuarat

Qyshkur Google ka prezantuar politikwn e saj të re mbi magazinimin, një numër i madh i përdoruesve kanë mbetur pa hapësirë ​​të vlefshme. Për fat të mirë, shumë hapësirë ​​të panevojshme gjindet në vetë Gmail-in.

Magazinimi juaj i përgjithshëm në Google përfshin Drive, Gmail dhe Fotografi, që do të thotë se secili megabajt i “ruajtur” do të thotë më shumë hapësirë ​​për gjërat që ju nevojiten. Sipas LifeHacker, sasia e madhe e hapësirës së panevojshme është shkaktuar nga bashkëngjitjet masive të cilat, për fat të mirë, mund t’i hiqni qafe me një kërkim të thjeshtë, shpjegon LifeHacker.

Për të filluar, shkruani has:attachment larger:10MB në në Search në krye të dritares Gmail në shfletuesin tuaj të desktopit ose laptopit. Kjo do t’ju japë një listë të të gjitha bashkëngjitjeve që janë më të mëdha se 10 MB. Ndryshoni numrin sipas dëshirës ose nevojës, thjesht sigurohuni që Gmail të ketë një kufizim të bashkëngjitjeve – maksimumi është 25 MB për mesazh.

Pasi të merrni rezultatin, thjesht zgjidhni mesazhet që dëshironi të fshini dhe klikoni në ikonën e plehrave. Për tëa liruar hapësirën e magazinimit, zgjidhni mesazhet që dëshironi të fshini dhe klikoni në ikonën  Trash. Pastaj, gjeni dosjen Trash në menunë e majtë (zgjidhni opsionin More> Trash dhe klikoni “Empty Trash Now”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit