12.1 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Pju: Myslimanët mund të jenë deri 14-të për qind nga popullsia në Evropë deri në vitin 2050

Më të lexuarat

Myslimanët mund të jenë mes 7,4 dhe 14-të për qind nga popullsia në Evropë deri në vitin 2050, tregojnë rezultatet nga analiza e qendrës hulumtuese Pju.

Instituti amerikan ka përfshirë në analizë 28-të shtete nga Bashkimi Evropian, Norvegjia dhe Zvicra.

Sipas tyre, në vitin 2016 në Evropë 4,6 për qind nga popullsia kanë qenë myslimanë, ndërkaq 53 për qind prej të gjithë emigrantëve në 30-të shtetet prej vitit 2010 deri në vitin 2016 kanë qenë myslimanë.

Madje edhe nëse ndalet ritmi i emigracionit në këto vende, numri i myslimanëve në Evropë do të rritet prej 4,9 për qind në mesin e vitit 2016 deri në 7,4 për qind nga popullsia në vitin 2050.

Skenari i dytë bazohet në vazhdimin e emigrimit legal dhe ndërprerjes së fluksit të emigrantëve. Me këtë myslimanët do të jenë 11,2 për qind nga popullsia evropiane në vitin 2050.

Sipas skenarit të tretë, nëse vazhdon kriza emigruese deri në vitin 2050 myslimanët do të jenë 14 për qind nga popullsia në 30-të shtete, theksojnë nga Pju.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit