19.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

PiaRi i partive maqedonase: si i lënë në bisht ato shqiptare veç BESËS

Më të lexuarat

Nga Mensur Krasniqi

Ndonëse shpeshherë deklaratt e partive maqedonase, VMRO dhe LSDM duken të mërzitshme për nga përmbajtja e njëjtë, sërish ato janë dhjetëfish më aktiv se partitë shqiptare sa i përket komunikimit me opinionin në sferën mediale. Këtë e dëshmojnë edhe e-mailet të cilët vijnë nga partitë politike në adresë të mediave. Vetëm brenda një dite, partitë e lartëpërmendura maqedonase dërgojnë nga 10 deklarata, reagime, lajme, ndërsa partitë shqiptare në përjashtim të Lëvizjes BESA e cila sadopak është më transparente në këtë drejtim, të tjerat vuajnë për një PiaR (Public Relation), strategji të mirëfilltë komunikimi, dhe duken sikurse janë në gjumë.

Cili është roli dhe rëndësia e PiaRit tek partitë politike?

Sipas ekspertit të fushës mediale, Petar Arsovskit komunikimi me publikun shumë shpejtë po bëhet pjesa më e rëndësishme e menaxhmentit politik të partive në botë, por edhe në Maqedoni.

“Partitë tona në këtë drejtim janë shumë aktive, por ju mungon perspektiva strategjike, si dhe komunikimi dykahësh me votuesit. Ata sërish janë të fokusuar, gabimisht, në sistem njëkahësh të publikimit të kumtesave partiake, lajmeve dhe qëndrimeve, pa vendosur në strategjinë e tyre ndonjë input më serioz të elektoratit. Për këtë shkak, PiaRi i partive tona duket si lojë ping-pongu me kumtesa dhe jo vendosshmëri strategjike sa i përket temave kyçe”, tha për tesheshi.com Petar Arsovski.

Analizë e Piar-strategjisë së partive politike në Maqedoni

Sipas gazetarit të njohur Ljubisha Stankoviç, për nga blloku politik maqedonas, VMRO disponon me PiaRin e saj strategji më aktive dhe agresive për dallim nga partitë e tjera, duke siguruar kështu paraprakisht edhe pronësinë e mediumeve të caktuara.

“Krijimi i politikave të cilësdo parti nuk do të thotë paraqitje kualitative e saj. Prezentimi i qëndrimeve nuk paraqet vetëm transferim “bosh” të mesazhit që duhet të përcillet deri te qytetarët, gjegjësisht anëtarësia, simpatizuesit dhe deri te votuesit potencial. Disa parti politike, në vitet e kaluara, PiaRin e kanë ngritur deri në përsosmëri. Padyshim që PiaRi i VMRO-DPMNE-së është e organizuar më së miri, por njëkohësisht edhe më agresive dhe e përkrahur skajshmërisht nga mediumet të cilat janë instrument në dorën e partisë. Nevojën për PiaR e ka kuptuar edhe LSDM dhe pa dilemë, kjo parti ka shënuar një progres në drejtim të prezentimit të politikave që i përfaqëson”, deklaroi për tesheshi, gazetari Ljubisha Stankoviç.

Ndërsa kur flasim për partitë e bllokut politik shqiptar, sipas tij gjeneralisht, mund të thuhet se ajo po zhvillohet si në linjën e amplitudës. Pra, kemi BDI-në dhe PDSH-në, ku lideri i partisë, ka rolin e “gjithçkait” dhe Lëvizjen BESA e cila aplikon një strategji më aktive dhe modeste në komunikim e sipër me opinionin.

“Ndryshe, PiaR-strategjia e BDI-së mbështetet në fjalimin e liderit të saj, Ali Ahmeti, i cili përshkak asaj që tregohet si “shqiptarë i madh”, flet vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa afër tij qëndron njëri nga funksionarët e partisë, vetëm si përkthyes. Vlerësoj që ky lloj i strategjisë së tyre vetëm mund ta dëmton partinë, por po bëhet e qartë se ata nuk planifikojnë asgjë të ndryshojnë, ashtu siç nuk planifikojnë as PDSH-ja e Menduh Thaçit, ku lideri i partisë është gjithçka.Ndonëse është parti e re, Lëvizja BESA, po tregon një përparim të madh në përpunimin e PiaR-strategjisë. Ajo që është interesante dhe gjithsesi pozitive, se strategjia e tyre është e qetë dhe modeste, por njëkohësisht edhe lehtë e pranueshme për ata të cilët ju dedikohet”, përfundoi Stankoviç.

Lidhur me PiaRin aktiv të partive maqedonase në raport me partitë shqiptare sipas, kryeredaktorit të gazetës “Lajm”, Isen Saliu është një tregues i mirë se ata nuk lënë asgjë të jetë rastësi, por gjithmonë janë të përpiktë, profesionistë dhe më transparent me votuesit e tyre.

“Kjo tregon edhe rëndësinë që partitë maqedonase ia kushtojnë PiaRit duke qenë aktive vazhdimisht me reagime dhe kundër reagime, duke mos lënë mundësi për kurrfarë zbraztire në komunikimin jo vetëm me anëtarësinë dhe simpatizantët, por edhe me mbarë opinionin”, tha për tesheshi.com Isen Saliu. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit