16.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Turqia do të shfuqizojë grupin parlamentar me Holandën

Më të lexuarat

Kreu i grupit, Ertugrul Soysal, tha se disa vende nuk duan të shohin një rritje dhe zhvillim të Turqisë”, për të shtuar se Evropa është dëshmitare e rritjes së islamofobisë brenda saj

ANKARA (AA) – Turqia do të shfuqizojë këtë javë grupin parlamentar të miqësisë Turqi-Holandë, me një propozim të qeverisë së Ankarasë.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), kreu i grupit, deputeti Ertugrul Soysal tha se “Këshilli administrativ i grupit do të dorëhiqet këtë javë me çka do të shfuqizohet grupi”.

Vendimi i tillë është marrë, pasi më herët qeveria e Holandës ndaloi pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministres së Familjes, Fatma Betul Sayan Kaya, në tubimet zgjedhore për referendumin kushtetues në Turqi, që duhej të mbahen në Rotterdam të Holandës.

Soysal tha se pesha politike e Turqisë do të bëhet më e rëndë pas referendumit të ardhshëm kushtetues më 16 prill.

“Disa vende nuk duan të shohin një rritje dhe zhvillim të Turqisë”, tha ai, për të shtuar se Evropa është dëshmitare e rritjes së islamofobisë brenda saj.

“Racizmi, ksenofobia, islamofobia janë në rritje e sipër në Evropë”, tha Soysal.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Holandën.

“Në Holandë kemi afaristë dhe shtetas me nënshtetësi të dyfishtë, të cilët duhet marrë në konsideratë gjithashtu. Atje jetojnë 450 mijë – 500 mijë banorë më origjinë turke”, tha ai.

Sipas të dhënave të ministrisë turke të Ekonomisë, vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Holandës në vitin 2016 ka qenë 6.6 miliardë dollarë.

Gjithashtu, 2.711 kompani holandeze kanë rreth 22 miliardë dollarë vlerë të investimeve në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit