18.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Kalın: Evropa po bëhet palë në punimet e referendumit

Më të lexuarat

“Duke zbatuar standarde të tilla të dyfishta qeveritë e Evropës janë bërë palë në punimet e referendumit që vazhdon në Turqi”, tha zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın tha se ata që përpiqen që në referendumin më 16 prill të votohet për “jo” pengojnë nëpër vende aktivitetet e ministrave turq dhe të politikanëve që mbështesin fushtën për “po”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duke zbatuar standarde të tilla të dyfishta qeveritë e Evropës janë bërë palë në punimet e referendumit që vazhdon në Turqi. Tani po shtrojmë pyejen se kush është ai që transporton në Evropë çështjet politike të Tuqisë? Jeni ju apo ministrat turq?”, tha Kalın.

Kalın, në një shkrim të tij për gazetën Daily Sabah ka reaguar kundër qeverisë së Holandës dhe Bashkimit Evropian (BE).

Duke vënë në dukje se ngjarja e përjetuar gjatë fundjavës në Roterdam përtej një tensioni diplomatik është reflektimi i një problemi edhe më të thellë dhe tregues i rritjes së armiqësisë kundër Islamit dhe ksenofobisë në Evropë, Kalın tha se ngjarja e përjetuar është një provim për demokracitë e Evropës.

Sipas tij, këto ngjarje kanë nisur në tre javët e kaluara me vendimet e autoriteteve gjermane për pengimin e programeve të ministrave turq përpara referendumit të 16 prillit. Kalın thotë se afërsisht 5 milionë qytetarët turq që jetojnë në vendet e Evropës reflektojnë pasurinë shoqërore dhe se gjysma e tyre janë votues të regjistruar ku dhe për këtë arsye është shumë e natyrshme që të ftohen ministrat dhe përfaqësuesit e partive politike nga Turqia.

Ai theksoi se Holanda e cila në fjalë është një prej vendeve më tolerante dhe multikulturore në Evropë duke bërë një hap shumë radikal dhe të papranueshëm ndaloi në vend uljen e avionit ku ndodhej ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe gjithashtu në kundërshtim me konventat dhe marrëveshjet diplomatike autoritetet holandeze penguan hyrjen në konsullatën turke në Roterdam të ministres së Politikave Sociale dhe të Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya.

Kalın vuri theksin se në të kaluarën janë realizuar programe të ngjashme ku nuk janë përballur me ndonjë problem, por se këtë vit ka ndryshuar situata.

“Ngjarja e përjetuar është e pamundur të shpjegohet vetëm me afrimin e zgjedhjeve në Holandë. Ngjarja është shumë më serioze. Qeveria holandeze e cila më 15 mars do të përpiqet të qëndrojë në qeveri faktikisht ka përkulur kokën përballë partisë së Geert Wilders e cila është lëvizja politike më raciste dhe anti-islamit në Evropë. Vërejmë se ksenofobia, anti-emigrantë dhe racizmi i japin drejtim politikës kryesore të Evropës. Ndërsa politikanë evropianë në vend që të zhvillojnë një qasje alternative politike ata i dorëzohen populizmit racist dhe kundër muslimanëve që dëmtojnë demokracinë, edukatën, multi-kulturën dhe të drejtave të njeriut. Askush të mos ketë dyshimin se Geert Wilders është i lumtur për këto ngjarje. Bashkë me atë janë të lumtur nga ngjarjet e përjetuara edhe edhe komentuesit politik racistë dhe të djathtët ekstrem në Evropë dhe Amerikë. Zhvendosja e politikës evropiane drejt të djathtës ekstreme zbulon kuftijtë e multikulturalizmit dhe pluralizmit kur janë në çështje Islami dhe muslimanët”, tha Kalın

“Të nënvizojmë se kanë shkuar në Evropë me axhendën e referendumit”

Pasi potencoi se disa politikanë evropianë mbrojnë idenë se Turqia nuk duhet të transferojë çështjet politike në Evropë, Kalın vlerëson se “Sikur ky pretendim të reflektonte të vërtetën mbi këtë mund të bisedohej. Por, shumë vende të Evropës lejojnë aktivitetet e grupeve kundër qeverisë dhe Erdoğan-it madje mbështesin hapur këto. Tubimet dhe takimet e këtyre grupeve janë të lejuara që të sulmojnë Turqinë dhe presidentin”.

“Madje janë të lirë edhe që terroristët e PKK-së dhe të DHKP-C-së të lëvizin lirshëm nëpër kryeqytetet e Evropës, të rekrutojnë njerëz, të mbledhin haraçe dhe të bëjnë propagandë. Ata që përpiqen që në referendumin më 16 prill të votojnë për ‘jo’ pengojnë nëpër vende aktivitetet e ministrave turq dhe të politikanëve që mbështesin fushtën për ‘po’. Duke zbatuar standarde të tilla të dyfishta qeveritë e Evropës janë bërë palë në punimet e referendumit që vazhdon në Turqi. Tani shtrojmë pyejen se kush është ai që transporton në Evropë çështjet politike të Tuqisë? Jeni ju apo ministrat turq?”, thotë Kalın.

Duke vënë theksin se ata që zhvilluan fushatën për “jo” javën e kaluar nuk u përballën me ndonjë pengesë për anulim të tubimeve apo kërkesë nga Holanda për largimin nga vendi, Kalın thekson se “Nga kjo duhet të kuptojmë se autoritetet holandeze po punojnë që referendumi të dalë ‘jo’? Këtu duhet të theksojmë se politikanët turq nuk kanë folur në lidhje me politikën e Holandës apo të Gjermanisë dhe të nënvizojmë se kanë shkuar në Evropë vetëm në lidhje me axhendën e referendumit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit