14.3 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Si ndihmohet ky ummet?!

Më të lexuarat

Pejgamberi ﷺ ka thënë:
إنما تُنصَرُ هذه الأمةُ بضُعفائِها بدعوتِهم وصلاتِهم وإخلاصِهِ
“Ky Ummet ndihmohet përmes të dobëtve; për shkak të lutjes së tyre, namazit të tyre dhe sinqeritetit të tyre.” (Sahih etTergib, nr. 3205)

Mirëpo, që lutja të pranohet dhe të ketë ndikim duhet pendim i sinqertë dhe pastrim nga mëkatet dhe devijimet, sepse ato janë pengesë për pranimin e lutjes.

I Dërguari i Allahut ﷺ e ka përmendur njeriun në udhëtim dhe ka thënë:
يُطِيلُ السَّفَرَ أشْعَثَ أغْبَرَ، يَمُدُّ يَدَيْهِ إلى السَّماءِ، يا رَبِّ، يا رَبِّ، ومَطْعَمُهُ حَرامٌ، ومَشْرَبُهُ حَرامٌ، ومَلْبَسُهُ حَرامٌ، وغُذِيَ بالحَرامِ، فأنَّى يُسْتَجابُ لذلكَ؟!

“Është në udhëtim të gjatë, i pakrehur dhe i pluhurosur, i ngre duart kah qielli duke thënë “O Zoti im! O Zoti im!” Mirëpo, ushqimin e ka haram, pijen e ka haram dhe është ushqyer me haram; si do t’i pranohet lutja atij?!” (Sahih Muslim, 1015)

Të nxitojmë me përmirësimin e Ummetit duke e përmirësuar veten duke shtuar pendimin dhe kerkimin e faljes duke shtuar lutjet.
Allahu na e përmirësoftë gjendjen tone!

Hoxhë Mirell Mazelli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit