Mund të thoshte lehtshëm se pas atij akti është dorë e qeverisë, por…
Një tjetër e dhënë se si pushteti e si opozita në Shqipëri janë shit/blerë në pazarin gjeopolitik me vendin tonë pas së cilit qëndron Izraeli, është deklarata e Berishës mbi shkuljen e flamurit sionist nga taraca e ambasadës izraelite në Tiranë, nga një protetuese vajzë e maskuar, gjë që është tërësisht e mundshme të ketë qenë akt diversionist. Për këtë mjafton reagimi në korr i pushtetit, tamam sikur ta prisnin këtë moment për të hedhur një tjetër insinuatë ndaj protestës. Po si fryma e protestës e si akti në vetëvete nuk lidhen asgjëkundi me njëri-tjetrin. Ndërkohë, ajo që e dallon protestën është etika e lartë e saj, edhe pse brenda saj mund të ketë plot individë me ndonjë draës mangut.
Fjala vjen, në protestat e Dhjetorit ’90, vetë Rama ishte një lloj ekstremisti në llojin e thirrjeve që bënte, ku veçonte ajo e nxjerrjes së PPSH-së jashtë ligjit.
Po çfarë ka thënë Berisha për aktin e heqjes së flamurit izraelit në ambasadën përkatëse?
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”.
Mundet të mos ishte shprehur fare, pasi nuk ia kërkon kush me ngulm. Ose ose, të thoshtë se pas këtij akti qëndron vetë qeveria. Kjo është më e natyrshme për të. Por jo, nuk e bën dot, pasi ka dhënë një dakortësi diku, aty ku është bërë një pazar me Shqipërinë…/tesheshi.com/
