14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Përdornin foshnjën për të fshehur drogën, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Më të lexuarat

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Të katër shpërndarësit e drogës merrnin me vete fëmijën 1 vjeç, të njërit prej autorëve për të fshehur gjurmët e trafikut.

Shqiptarët u kapën në flagrancë me rreth 2 kilogramë marijuanë, në Bolonja të Italisë, transmeton Shekulli njoftimin.

Sipas policisë italiane, trafikantët e fshihnin drogën poshtë sediljes së foshnjës në makinë dhe më pas e shpërndanin atë në pika të ndryshme.

Operacioni i policisë u krye në Bolonja duke u bazuar në të dhënat e hetuesve për ekzistencën e grupit të trafikantëve. Mësohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion rajonin e Lombardisë.

Sipas policisë italiane, në pranga kanë rënë shtetasit Dorian Alikaj 27 vjeç, Ardit Struga 23 vjeç, Artiol Jahala 30 vjeç dhe Vasil Shtembari, 28 vjeç, babai i foshnjës që përdorej për fshehur aktivitetin kriminal./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit