Facebook lëshon azhurnimin më të madh SDK për iOS

0
48

Facebook sapo ka lëshuar një rishikim madhor të platformës së vet të zhvillimit softuerik (SDK) për iOS, duke përfshirë përkrahjen për sistemin e ardhshëm iOS 6 dhe një veçori shtesë iOS Dev Center që përfshinë dokumentimin dhe burimet për zhvilluesit. Facebook premton veçoritë që e reja në SDK do ta bëjnë më të lehtë të bëhet zhvillimi i aplikacioneve për Facebook të integruara në Facebook.

Ja disa nga veçoritë:

-Menaxhim i përmirësuar i seksionit, duke nënkuptuar që do të jetë më e lehtë për zhvilluesit të bartin verifikimin në Facebook

-Veglat e para-zhvilluara për të paraqitur fotografitë e profilit të përdoruesit, Facebook Places dhe më tepër.

-Përkrahje e përmirësuar e veçorisë për Objective-C, që është gjuha programuese e iOS, përfshirë menaxhim më të mirë të memorjes.

-Përkrahje më e mirë për API-të e Facebookut.

Facebook premton gjithashtu që sapo iOS6 të jetë në dispozicion SDK-ja do ta përdor veçorinë për qasje në Facebook që ishte lajmëruar më parë.

Ky lëshim ndjek njoftimin e Twitter që ky rrjet është duke thyer përdorimin e API-së nga zhvilluesit e aplikacioneve të palës së tretë. Twitter nuk ka një SDK për iOS, por ka lëshuar disa librari për Objective-C. Google lajmëroi një SDK për iOS të Google+ gjatë muajit të kaluar.

Mobiliteti ka qenë një cak i dobët për ndërmarrjen Facebook dhe shpesh është cekur si motivi për blerjen prej 1 miliard dollarësh të aplikacionit Instagram. Duke ndërtuar një varg veglash për ta bërë sa më të lehtë shtimin e veçorive të rrjetit social në aplikacione, ndërmarrja mund të jetë duke e përgatitur terenin për t’i lejuar zhvilluesit e palës së tretë që të zbulojnë rrugët më të mira për të sjellë rrjetin Facebook në smartfonë. (PCWorld Albanian/kohaislame