3.3 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Përçudnimi i natyrës njerëzore – Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Justinian Topulli

Çmenduria e fundit njerëzore që po bëhet gjithmonë e më agresive dhe mbizotëruese në mendjen e brezit të ri dhe në elitat kulturore, të ashtuquajtura progresiste, janë teoritë gjinore dhe ato të identitetit njerëzor. Sipas kësaj idiotësie njerëzore të radhës, të qenit burrë apo grua është çështje kulturore dhe sociale dhe jo biologjie, kështu që një njeri i lindur mashkull mund të ndjehet femër, por mund edhe të ndjehet herë femër dhe herë mashkull, mund të ndjehet burrë por edhe grua, por mund të ndjehet njëkohësisht të dyja, por mund të ndjehet edhe asnjanës, apo një gjini e tretë, transgjinor, jobinar, agjinor, pangjinor, queergjinor, dy-shpirtra, të gjitha së bashku, asnjë gjinor ose një kombinim i tyre.

Përderisa identiteti gjinor njerëzor qenka kaq i epshëm dhe subjektiv që u përcaktuaka tërësisht nga zgjedhja dhe dëshira personale e individit, atëherë pse të mos jetë e mundur që dikush i lindur në një trup njeriu të ndjehet edhe si kafshë? Dhe vërtetë sot në botën perëndimore gjen njerëz që ndjehen si qen dhe sillen si të tillë, disa ndihen ujqër, mace, apo edhe kafshë të tjera.

Përderisa sipas teorisë së evolucionit njerëzit vijnë nga kafshët dhe sipas besimeve idhujtare hinduse shpirti i njeriut mund të kalojë sa në një kafshë te tjetra, atëherë tek të drejtat e njeriut duhet të futen jo vetëm çështjet e identitetit gjinor e atij seksual, por edhe atij njerëzor dhe kafshëror! Madje dikush mund të ndjehet edhe pemë apo diçka jo e gjallë, pse jo dëshirat dhe zgjedhjet njerëzore nuk kanë kufi, çdo kush mund të ndjehet çfarë të dojë!

Mjekësia e shëndetit mendor edhe sot e kësaj dite vazhdon ta konsiderojë si çrregullim psikologjik ndjesinë e të qenit kafshë (lycanthropy), por ndoshta nuk do të jetë e largët dita që ashtu siç të ndjerit homo u hoq nga lista e patologjive mendore, të hiqet edhe kjo sëmundje, kur ajo të shtohet dhe të mbrohet nga agjendat sociale, kulturore dhe politike të lëvizjeve gjinore shumëshkronjore.

Në thelb ky degradim njerëzor nuk është diçka e re, është përmbushja e zotimit që bëri i mllefosur nga smira dhe mendjemadhësia shejtani, për të përçudnuar krijesën njerëzore; ai që herët ka thënë “e do t’i urdhëroj të ndryshojnë (shëmtojnë) krijesat e Allahut” (en-Nisa: 119)

Të gjitha fetë, ideologjitë, kulturat dhe pikëpamjet e pavërteta mbi botën dhe jetën, në thelb, kush më shumë e kush më pak, synojnë pikërisht të prishin, deformojnë apo përçudnojnë natyrën e lindur njerëzore (fitran), sepse është pikërisht ajo një nga lidhjet më të forta që na mban dhe na afron më pranë Krijuesit dhe të vërtetës së Tij. Ndaj dhe jo më kot Allahu e ka quajtur Islamin fenë e fitras (natyrës njerëzore), sepse e vërteta e shpallur e Tij përputhet plotësisht vetëm me të vërtetën e lindur njerëzore, të krijuar prej Tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit