Përcaktuesit për të kuptuar projektin Iranian

Më të lexuarat

Ihsan Fekih

Përcaktues për të kuptuar projektin Iranian para se të lidhen miqësitë edhe të projektohen aleancat

Një: konteksti historik në të cilin është themeluar shteti Safevit

  1. Konteksti armiqësor ndaj konceptit Umeti Islam.
  2. Dekomponues i referencave të Hilafetit të përgjithshëm të muslimanëve.
  3. Ekspanzionist në llogari të tokave muslimane.

Dy: Konteksti akaidologjik.

Shteti safevit e përçau tërësin e umetit islam në referencat e tyre fetare dhe politike dhe në kënvështrimin e tyre ndaj armikut, duke prodhuar një besim të fshehtë (ezoterik) dhe shpiku një medhheb i cili në burimet e veta legjislative mbështetet në burime tjera nga ato të Umetit Islam.

Tre: konteksti ushtarak dhe historik.

  1. Ushtria safevite zgjërohej në tokat islame e jo në tokat e kufrit.
  2. Ushtria safevite zgjërohej në territoret e çliruara nga ushtritë islame dhe i pushtonte ato apo ua kthente përsëri kryqtarëve.
  3. Në shumë raste ushtritë safevite ishin pjesë e fushatave të kryqzatave kurse asnjëherë skan qenë pjesë e çlirimeve islame.

Në kohën moderne

  1. Irani si shtet u themelua në sajë të ndarjeve që i bënë kolonijalistët tokave islame, si pjesëmarrës në ndarjen e umetit islam e jo si pjesë mbrojtëse apo rezistuese e ushtrive kolonijalizatore.
  2. Roli i tyre ishte vendimtarë në mposhtjen e perandorisë osmane edhe ndarjen e saj.
  3. Irani si shtet u themelua në sajë të pajtimit të forcave ngadhnjyese të kryqzatave përballë detyrave që i merr nga ato forca edhe atë:

– Ndarjen gjeografike mes lindjes dhe perëndimit islam. (Shif hartën e Iranit modern edhe pozitën që e ka si murr ndarës mes lindjes dhe perëndimit islam).

– Detyrën e shfrytëzimit të elementit shiit për të luftuar përballë elementit sunit revolucionar dhe rezistues karshi llojeve të ndryshme të okupimeve edhe diktatorive.

 

Irani pas revolucionit të Homeinit

  1. E dobësoi Irakun, mburojën lindore të Umetit Islam në luftën e gjatë tetë vjeqare, pas së cilës luftë ishte shumë lehtë të okupohet.
  2. Pjesmarrja në okupimin e Irakut edhe detyrimi i sunitëve të braktisin vatrat e tyre.
  3. Zgjërimi në katër rajone sunite edhe pushtimi i katër kryeqyteteve arabe në Irak, në Siri, në Liban dhe në Jemen.
  4. Përkrahje totale e aleancës ndërkombëtare në luftën në Afganistan.
  5. Përkrahje totale për dështimin e revolucioneve arabe dhe lufta e ashpër në anën e sio-kryqzatave në Siri dhe Jemen që nga viti 2011 e deri më tani.
  6. Përkrahja e Armenis orthodokse kundër Azerbejxhanit shiit në vijën e ruajtës së pengesës gjeografike ndarëse mes muslimanëve të Azis (Afgan, Turkmen, Pakistan, Indi, Indonezi edhe Filipinë) dhe muslimanëve të perëndimit (turq, kurd, arab edhe afrikanë). Shife hartën e Iranit.
  7. Zbulimi i tyre i madh para Tufanit të Aksas.

 

Në aspektin Gjeostrategjik

  1. Irani është projekt ekspanzionist të cilin e ushqen lakmia për dominim edhe ndikim siç kishte perandoria e vjetër persiane.
  2. Irani është boshti ku gërshetohen projektet më të mëdha që rrezikojnë Umetin Islam edhe atë në këtë renditje:
  3. Projekti sionisto-kryqtarë.
  4. Projekti kryqtar rus (EuroRus).
  5. Projektoi kinez (rrypi dhe rruga).

Për të gjitha këto projekte irani është shumë i rëndësishëm.

 

Këndvështrimi strategjik i Iranit në dokumentin e fundit të sigurisë kombëtare

  1. Forcë atomike e cila i garanton mundësi mbi rajonale. (Në kuptim që të konkuron për të qenë polic i lindjes së mesme).
  2. Duke u thirrë në të drejtën historike për të dominuar në zonat ku ka sunduar perandoria persiane.
  3. Irani të jetë vendkalimi ekonomik më i sigurti për tregtinë e projekteve të mëdha, siç është “rruga e mëndafshit” kinez, “shtegu eurorus” i Putinit dhe “shtegu i Bajdenit” amerikan.
  4. Të mbetet Irani partneri aktiv edhe më i miri në luftën kundër terrorizmit sunit. (Domethënë shkatërrimi i çdo tendence për çlirim nga hegjemonia).

Vërejtje të rëndësishme

  1. Nuk ekziston Kudsi (Jerusalemi) në dokumentin e sigurisë kombëtare të Iranit.
  2. Kudsi (Jerusalemi) nuk është tokë e shenjtë sipas besimit (ideologjisë) iraniane dhe se Palestina nuk është prioritet strategjik e as hapësira vitale e saj.
  3. Askund në këtë dokument strategjik nuk përmendet shteti sionist si kërcënim apo si armik.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit