12.2 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Për feministet kosovare…

Më të lexuarat

Asht nji grup qe i rrok ca probleme t’feminizmit, ktu n’facebook. (gjyshja jem kish me thane, ma mire mos kofte) Dje, dikush e kishte nda nji shkrim qe fliste per grate muslimane me shami!
Reagimi i “intelektualeve” t’shumendritun sa e lexuen ate copeze, ishte i ulet’ i ulet’ i ulet! Si gru, si çikë, si qytetare u ofendova rand’ u merzita edhe u shqetesova goxha! Kah jem tuj shku na?!?!?!
Grate me shami munden me thane se nuk kane probleme e pengesa ama e verteta asht se ato jane “hale n’sy” per disa qe injoranca i ka qorrue! Grate me shami jane qenie NORMALE; pa probleme mendore; me dashni plot n’krahnor per atdheun e boten; nuk jane t’ngujume e as nuk jane te detyrume me mbajte petkun n’floke prej burrit/ vllait/ kusherinit/ babes!
Grate me shami NUK jane prostitua (qysh i kishin emnu burrat teper t’ndershem). NUK jane as problemi ma i madh e as problemi ma i vogel i Shqipnise (se Shqipnija jeme asht pak ma e madhe se ajo e pseudo “feministeve” driteshkurt) NUK jane as shqetesimi i pare e as i mrame i Botes! Ato JANE qytetare me te drejta te barabarta kudo ku jetojne, punojne, kontribojne edhe falin per ate cope Toke!
Sa merremi me shamine e tjetres, kish qene mire me i kerkue llogari atyne qe i kena votu e qe na shkelin per dite … atyne qe i kane shtye njerezit me menue se shqiptaret jane race e paster ariane, iliro-pellazge!
Feminizmi asht teper i bukur edhe i randsishem/ çmueshem per me ra ne doren e atyne qe grate i kqyrin si “cope mishi” …
Hapeni dritaren e synit t’trete, o njerez te mire! <3

Fjolla Spanca

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit