10 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Pas Italisë edhe Britania njohu koalicionin e opozites siriane

Më të lexuarat

Italia njohu koalicionin e ri të opozitës siriane si përfaqësuesin legjitim të popullit në Siri, u shpreh të hënën kryeministri italian, Mario Monti gjatë një konference për shtyp në Katar.

“Kemi njohur koalicionin, që përfshin komponentët e ndryshëm të opozitës siriane, si përfaqësuesin legjitim të popullit”, deklaroi Monti gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij të Katarit, Sheikh Hamad ben Jassem Al Thani.

Deri tani Franca ishte vendi i parë perëndimor, që njohu zyrtarisht koalicionin e ri të opozitës siriane si përfaqësuesin e vetëm legjitim të popullit në Siri.

Koalicioni i opozitës siriane, i formuar në fillim të nëntorit, u njoh edhe nga Britania e Madhe si përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit të Sirisë, njoftoi të martën Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar William Hague, duke folur në Dhomën e Komunave të Parlamentit britanik.

Koalicionin gjithashtu e kanë njohur si të vetmin përfaqësues legjitim të popullit sirian edhe vendet arabe të Gjirit Persik, një sërë anëtarësh të Ligës së Shteteve Arabe si dhe Turqia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit