16.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Ish ambasadori William E.Ryerson uron shqiptarët për 100 vjetorin e Pavarësisë

Më të lexuarat

Shqiptarët festojnë këto ditë 100 vjetorin e pavarësisë dhe të krijimit të shtetit të parë pas rënies së perandorisë osmane.  28 nëntori është dita më e shënuar për shqiptarët kudo ku janë. Mes përshëndetjeve e festimeve këto ditë, një vend i rëndësishëm mirënjohejeje i është kushtuar Presidentit amerikan Woodraw Wilson, që shqiptarët e konsiderojnë si mbrojtësin e egzistencës së shtetit të tyre. Kjo mirënjohje është thelluar më tej sot me mbështetjen e Shteteve e Bashkuara për shpëtimin e Kosovës nga spastrimi etnik i regjimit të Millosheviçit dhe më pas duke u bërë mbështetësi kryesor i pavarësisë së saj. Shtetet e Bashkuara ishin po ashtu instrumentale në mbështetjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Zëri i Amerikës do t’ju sjellë në ditët në vazhdim mesazhe përshëndetjeje dhe intervista me ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991. Dhe ndërsa Shqipëria feston më 28 Nëntor 100 vjetorin e pavarësisë, vetëm një javë më pas, më 4 dhjetor, mbushen 90 vjet nga vendosja e marrëdhënieve të para diplomatike me Amerikën në vitin 1922. Në kuadër të përshëndetjeve të ish ambasadorëve amerikanë, ju ftojmë të ndiqni intervistën që kolegu Arben Xhixho zhvilloi me ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, William Ryerson. Ambasadori Ryerson sh]rbeu nabnë nga dhjetori i vitit 1991 deri në tetor të vitit 1994.

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/pqPzHh3B62g” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit