15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Pakistani mbështet Turqinë në luftën kundër FETO

Më të lexuarat

Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sherif në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun turk, Binali Jëlldërëm në Ankara, rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij kundër FETO.

Në Ankara është mbajtur sesioni i 6-të i mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik i Nivelit të Lartë Turqi-Pakistan.

Pas mbledhjes Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sherif organizuan një konferencë të përbashkët shtypi.

Në fjalën e tij Jëlldërëm tha se organizata terroriste fetullahiste struktura paralele në shtet (FETO/PDY) përbën kërcënim për rreth 170 vende ku është aktive.

Falë punimeve që janë bërë me Pakistanin kjo organizatë (FETO/PDY) nuk do të gjejë hapësirë për të mbijetuar në këtë vend, shtoi kryeministri turk.

Ndërsa kryeministri mysafir rikonfirmoi mbështetjen që vendi i tij i jep Turqisë në luftën kundër FETO/PDY.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit