19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Dunford: Do të kemi kujdes në marrëdhëniet tona me aleaten më të madhe, Turqinë

Më të lexuarat

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Joseph Dunford tha se do të kenë kujdes që të mbajnë marrëdhënie të mira me Turqinë.

Dunford në fjalimin e mbajtur në panelin “Kërcënimet Globale dhe prioritetet e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” zhvilluar në një institut mendimi në kryeqytetin Uashington bëri deklarata në lidhje me politikat e periudhës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se gjatë përcaktimit të politikave rajonale do të kenë kujdes për marrëdhëniet me Turqinë, një nga aleatet më të rëndësishme.

“Do të bisedojmë mbi rëndësinë e aleatëve tanë turq dhe do të kemi kujdes që planet tona të jenë në përputhje me synimet tona për të vazhduar aleancën tonë të fuqishme që kemi me Turqinë” tha Shefi i Shtatmadhorisë së Amerikës.

Ndërkaq Ai iu shmang detajeve në lidhje planin për qarkoren e Presidentit Donald Trump drejtuar Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Pentagonit për të përshpejtuar brenda 30 ditësh operacionet që zbatohen në kuadër të luftës kundër DAESH-it.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Joseph Dunford nënvizoi se dështimi në luftën e bërë dhe që vazhdon kundër DAESH-it ka efekte sekondare dhe të treta për këtë arsye Trumpit në vend të një plani ushtarak që do të mposhtë DAESH-in do ti ofrohet një strategji ‘politike-ushtarake’ e detajuar që do të nxjerrë në pah rreziqet dhe rezultatet e këtij plani.

Ai tha se Shtëpisë së Bardhë do ti paraqesin të gjitha alternativat dhe politikat e reja do të përcaktohen nga Presidenti Trump dhe theksoi se veçanërisht në lidhje me politikat mbi Sirinë, në luftën kundër DAESH-it do ti japin rëndësi ndjeshmërive të rajonit.

Komandanti amerikan tha se prioritet janë krijimi i një ekuilibri ndërmjet sigurimit të stabilitetit të rajonit dhe eliminimit të organizatave terroriste dhe shtoi se këtej e tutje do ti japin më shumë peshë dimensionit të krizës njerëzore në Siri.

Joseph Dunford theksoi se për zgjidhjen e krizës së Sirisë duhet të mbështetet procesi në Gjenevë të Zvicrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit