17.8 C
Pristina
Saturday, September 18, 2021

OKB dënon vrasjen e çiftit serb

Më të lexuarat

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, ka dënuar vrasjen e çiftit serb në Talinovc të Ferizajt.

 “Ata që kryejnë akte të tilla i bëjnë dëme të tmerrshme reputacionit dhe aspiratave të popullit të Kosovës”, ka thënë Zarif përmes një deklarate për media.

Ai gjithashtu përgëzoi reagimin e shpejtë të institucioneve të nivelit të lartë pas ngjarjes së ndodhur.

“Krimet e tilla të tmerrshme nuk duhet të lejohen të mbesin të pazgjidhura ose të pandëshkuara”, tha Zarif, transmeton REL.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, me përkatësi serbe, rreth moshës 55 vjeç, të premten në mbrëmje janë gjetur të vrarë në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë përjashtuar motivin etnik si të mundshëm në vrasjen e çiftit Jevtic në Talinovc. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit