16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

NGJARJE PËR T’I MEDITUAR !

Më të lexuarat

Gjykatësit i tha: Pse të burgosem dy ditë pa asnjë faj?!

Gjykatësi ia kthehu: Tash ti bëra dy muaj!

Tha: Pse?!

Kurse gjykatësi ia kthehu: Dy vite!

Polici e këshilloi që të kthehet më vonë pasi që gjykatësi të qetësohet!

(Padrejtësi)

…………….

Tridhjetë vite i kaloi me frikë se do të vdes nga ndonjë sëmundje e rëndë dhe gjatë kësaj periudhe i largohej çdo gjë që thuhej se është kancerogjene!

Mirëpo, në fund vdiq nga një ndeshje me makinë!

(Caktim i Allahut)

…………….

Fëmijët i rrihte dhe i nënçmonte, ata dhe nënën e tyre, dhe në fund i braktisi. Kurse sot, pasi që u sëmurë dhe ra në shtrat, filloi t’i urdhëron që ta respektojnë duke u argumentuar me fjalën e Allahut: “që të silleni mirë me prindërit”. Isra 23.

(Edukatë e keqe)

…………….

I ra këpuca e djathtë duke hipur në autobus, dhe autobusi filloi të ecën, e ai e gjuajti edhe të majtën, dhe tha se ndoshta ndonjë i varfër e sheh dhe përfiton nga ajo!

(Bujari dhe shpirtmirësi)

…………….

E martoi dhe nuk shkonin mirë mes veti!

I thanë se ku qëndron problemi?! Tha: Nuk flas për nderin tim!

Më vonë e divorcon dhe i thanë: Ku ishte sebepi?

Tha: Nuk flas për një grua e cila doli nga përgjegjësia ime!

(Burrëri)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit