13 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

NGA SATANIZMI NË ISLAM

Më të lexuarat

NGA SATANIZMI NË ISLAM

Emri që më dhanë prindërit është Christopher Bohar, kurse emri të cilin e zgjodha pasi që pranova Islamin është Muhammed Amin, sipas emrit të Pejgamberit tonë të dashur, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Unë jam musliman 17 vjeçar nga
Pensilvania. Deri para 4 viteve fetë nuk më kanë interesuar aspak. Në atë kohë isha në shkollë të mesme dhe ndjeva nevojë që më për së afërmi të merrem me fenë.

Nuk di se si ndodhi, por për një periudhë të shkurtër kohore u gjeta në një shoqëri të keqe, kryesisht shoqërohesha me njerëz që ishin satanistë. Ata nuk adhuronin djallin – shejtanin si Zot, por vetveten e konsideronin për zotëra.

Të mësuarit e tyre në fillim m’u duk interesant dhe iu bashkangjita atyre. Në fillim ndjehesha mirë, por pastaj kjo u shëndërrua në ferr!

Ndjehesha i zbrazët përbrenda, u bëra depresiv, fillova ta lë mësimin pasdore, kurse shokët e mi të mëparshëm u larguan prej meje, që për efekt kishte se unë ndjehesha edhe më keq se më parë.

Pas një viti përsëri u bëra i krishterë. Ndjeva se Zoti duhet të ketë hise në jetën time të re, por diçka mungonte. Në Bibël pashë shumë kundërthënie dhe kuptova se kjo NUK mund të jetë fjalë e vërtetë e Zotit. Si i krishterë u ndjeva 3-4 muaj, por assesi nuk mundesha të kuptoj nocionin e Trinisë. Për këtë arsye braktisa krishterizmin dhe sërish iu ktheva satanizmit.

Pastaj ndodhi 11 shtatori. Kjo ngjarje më tronditi thellë dhe kur mediumet deklaruan se kryerësit e këtyre akteve makabre ishin muslimanë, mallkova Islamin dhe Zotin, dhe u bëra i hidhëruar ndaj gjithçkaje që ka lidhje me Islamin. Më në fund, pas tre javësh u qetësova, dhe fillova që pak më thellë të interesohem për Fenë Islame, në mënyrë që ta kuptoj besimin islam dhe mënyrën e lutjes ndaj Zotit. Lexova mbi Islamin dy muaj intensivisht dhe kuptova se Islami ishte ajo për të cilën isha duke kërkuar tërë kohën!

Mësova se Islami nuk është fe e dhunës dhe terrorizmit, por fe e të kuptuarit, dashurisë, harmonisë së njeriut me Zotin dhe me rrethin. Disa ditë pasi që filloi Ramazani, deklarova shehadetin dhe u bëra musliman. Me këtë hudha bindjet dhe besimet e mia sataniste.

Kuptova se unë nuk jam Zoti i vetes dhe se All-llahu i Madhërishëm mjafton për argument për secilin që me të vërtetë kërkon udhëzimin. Agjërova muajin e Ramazanit dhe lexova Kur’anin prej fillimi e deri në fund. Pas kësaj lexova hadithet dhe gjithçka që lexoja kishte kuptim! Islami nuk mallkon ashtu siç bën krishterizmi. Kur’ani dhe hadithi prej meje kanë bërë tjetër njeri! Kur’ani m’i mësoi vlerat e bërjes së veprave të mira dhe rëndësinë e mospërshkrimit shok All-llahut të Madhërishëm.

Ashtu siç forcohej imani im, fillova të bëj thirrje përmes internetit (më shumë krishterëve) dhe isha i befasuar se si ata ishin zemërngushtë në pikëpamje të Islamit edhe pse Islami ka shumëçka të përbashkët me krishterizmin. Vetes i dhashë për detyrë që t’u sqaroj krishterëve se muslimanët besojmë të njëjtin Zot sikur edhe ata, i Cili Zot më mësoi mua se si t’i përulem dhe si ta adhuroj vetëm Atë pa i përshkruar asnjë shok.

I tërë falënderimi i takon All-llahut, i Cili ma tregoi rrugën deri te besimi i vërtet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit