8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Nga Grenlanda deri në Kili, shtrihet harta e agjëruesve: Si është të abstenosh nga ushqimi 21 orë në ditë

Më të lexuarat

Për shkak të pozicioneve nëpër hemisfera të ndryshme kohore, muslimanët nëpër botë harkun kohor të agjërimit e kanë të ndryshëm.

Derisa vitin e kaluar, orët e agjërimit në mbarë botën shkonin në mes 11 dhe 22 orëve, këtë vit, orët e agjërimit do të shkojnë nga 10 orë në shtetin e Kilit, shkon deri në 21 orë në Grenlandë.

Televizion prestigjioz “Al Jazeera”, sjellë ciklin kohor të agjërimit nëpër vende të ndryshme të botës.

Derisa agjëruesit në Grenlanda, duhet të abstenojnë nga ushqimi për rreth 21 orë gjatë ditës, e deri ta shteti i Kilit në Amerikë Latina, në të cilën besimtarët muslimanë duhet të agjërojnë jo më tepër se 10 orë.

Ndryshe, agjërimi i muajit të Ramazanit, është njëra prej pesë shtyllave të Islamit.

Më poshtë e keni listën e plotë të harkut kohor të agjërimit nëpër shtete të ndryshme:

– Nuuk, Grenlandë: 21 orë agjërim

– Stokholm, Suedi: 19,5 orë agjërim

– Moskë, Rusi: 19 orë agjërim

– Londër, Britania e Madhe: 18,5 orë agjërim

– Pekin, Kinë: 16,5 orë agjërim

– Nju Jork, SHBA: 16,5 orë agjërim

– Tokio, Japoni: 16 orë agjërim

– Islamabad, Pakistan: 16 orë agjërim

– Kairo, Egjipt: 15,5 orë agjërim

– Riad, Arabia Saudite: 15 orë agjërim

– Kartum, Sudan: 14,5 orë agjërim

– Aden, Yemen: 14 orë agjërim

– Kuala Lampur, Malazia: 13,5 orë agjërim

– Luanda, Angola: 13 orë agjërim

– Harare, Zimbabve: 12,5 orë agjërim

– Pretoria, Afrika e Jugut: 12 orë agjërim

– Kanbera, Australi: 11,5 orë agjërim –

– Punta Arenas, Kili: 10 orë agjërim./Magazina e Ramazanit/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit