14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nëse edhe ky rast nuk i kthjell nga agonia e pandërgjegjësisë, atëherë a po e presin mallkimin e Krijuesit

Më të lexuarat

Nuk di që ndonjëherë të jem ndier kaq i tronditur, sa edhe lapsi të më bie nga dora sa herë që marr për t’i shkruar ca bërtima me sa zë që kam, më të cilat do t’i copëtoja përdhunuesit e fëmijës, në pikë të ditës.
Nëse edhe ky rast nuk i kthjell nga agonia e pakujdesisë dhe pandërgjegjësisë institucionet e organet gjegjëse, e nuk ua stopon agoninë egoiste dhe epsharake daullexhinjëve të amoralitetit, atëherë a po e presin mallkimin e Krijuesit, të melaqeve dhe mbarë popullit?!
Faktorët kryesorë që dëshirojnë ta shndërrojnë këtë popull në bisha, sidomos adoleshentët, s’ka mëdyshje se janë:
– Trumbetuesit e fushatave të shfrenimit të epsheve; qoftë përmes mbështetjes së lgbti-së, apo tentimit te futjes së lëndës së edukatës seksuale nëpër shkolla (që tamam m’i fryrë mirë seksualisht adoleshentët).
Mediat, përmes hapësirës së gjerë të emisioneve të cilat tejkalojnë çdo normë morali, për t’i mbajtur adoleshentët të ndezur vazhdimisht.
Toplajmet e gazetarisë dhe faqet e shumta të stërmbushura me lakuriqësi, lavirllëk e tregime që i pompojnë mirë seksualisht rininë, e sidomos adoleshentët.
Heshtja e të gjithë atyre që iu është besuar pozita e gardianit të moralit, përballë zhveshjes e sjelljes total amorale të të rinjve, përderisa të njëjtët çirren sikur hijena sa herë që kërkohet respektimi i normave morale (përmes respektimit të dispozitave fetare).
Organet e drejtësisë dhe të rendit, që duhet maksimalisht ta lënë anash mëshirën përballë kriminelëve të tillë; t’u përçojnë mesazh të qartë të gjithë atyre që mendojnë të veprojnë njëjtë, se rreptë do të ndëshkohen.
Të gjithë gazetarëve “hulumtues” ju themi se nuk kemi nevojë ta dimë identitetin e vajzës dhe familjes së saj, kemi nevojë ta dimë identitetin e kriminelëve, në mënyrë që ata të mbeten pa identitet përgjithmonë.
Ndërsa fajin kryesor e kemi ne populli, që i fusim veshët në lesh përballë të gjithë këtyre dukurive që i ceka më lartë, dhe mosgatishmëria për t’i thënë njëzëri: Stop të keqes dhe çdo elementi që e destabilizon moralisht këtë shoqëri.

Hoxhë Rasim Haxha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit