Mbrojtja nga “Ikbalja”: Pse përfituesit më të mëdhenj nga largimi i Ramës janë vetë shqiptarët – Ergys Mertiri

Më të lexuarat

  • Konspiracionisti Edi Rama e ka marrë shumë seriozisht barcaletën e ndikimit iranian në protestë. Së fundi ai zbuloi Ikbalen si një armik të rrezikshëm, si agjente e Iranit për të shkatërruar lumturinë që kjo qeveri iu ka sjellë e shqiptarëve.

    Pasi u lodh për ditë me rradhë për ta kërkuar agjenturën në Greqi, Rusi e madje edhe në Kosovë e tek shqiptarët e Maqedonisë, duket se Ramës po i gjen më në fund shpirti rehat në Iran. Ai po thotë se pavarësisht arsyeve që kanë protestuesit, ka grupe dhe armiq të rrezikshëm të interesuar të përfitojnë nga kjo protestë.

    Unë nuk e di dhe nuk e kam aq fantazi të imagjinoj dot se si mund të përfitojë Irani nga kjo protestë, por ama një gjë e kuptoj shumë qartë: Përfituesit më të mëdhenj nga dorëheqja e Edi Ramës janë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë. Largimi i Ramës dhe Berishës do ishte mirësia më e madhe për këtë vend, do ishte çlirim e shpëtim prej një barre që ka mbi tre dekada që mezi e mban mbi shpinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit