7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Në një lagje Maqedone dhunohet një fëmijë – “Ku jeni o ju Islamofobë” pyet Hoxha nga Shkupi Bekir Halimi

Më të lexuarat

Ka reaguar edhe Hoxhë Bekir Halimi hoxha i njohur nga Shkupi pas videos shokante ku shihet në kopsht se si dhunohet një fëmijë nga kujdestarja, reagimi i Hoxhës ka qenë më shumë për heshtjen e disa që “brengosen” kinse për fëmijët nga populli ynë, për më shumë shikoni videon më poshtë:

 

 

Një kujdestare e fëmijëve nga Shkupi ka përfunduar në stacion policor pasi që është kapur nga kamerat e sigurisë duke ushtruar dhunë ndaj një fëmiu 2 vjeçar.

Nëpunësit policorë nga Stacioni policor Aerodrom në Shkup, dje në orën 15:57 minuta e kanë privuar nga liria Zh.P. (59) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga M.A. pronar i objektit hotelierik në Shkup.

Ai ka denoncuar se në këndin e lojërave për fëmijë në objektin hotelierik, e denoncuara, fizikisht e kishte sulmuar fëmijën minoren.

Pas masave të ndërmarra është konfirmuar se ajo ishte e angazhuar të punojë si kujdestare tek D.D. (43) nga Shkupi dhe fizikisht e ka sulmuar djalin e saj dyvjeçar.

Nga MPB Njoftojnë se është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit