15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim myftiun e Myftinisë së Bajram Pashës, z. Recep Eren

Më të lexuarat

Prishtinë, 15 dhjetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim myftiun e Myftinisë së Bajram Pashës, z. Recep Eren, si dhe imamin me prejardhje shqiptare në Bajram Pasha të Turqisë, z. Haki Vatansever.

Myftiu Tërnava i njohu mysafirët me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me zhvillimin e institucioneve fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame, si dhe me sfidat e shoqërisë kosovare në përgjithësi. Ai falënderoi Myftinën e Bajram Pashës dhe popullin turk për ndërtimin e xhamisë “Bajram Pasha Isa Beg” në Mitrovicë, si dhe për ndihmat e tjera që i ofrojnë Kosovës.

Nga ana e tij, Myftiu i Myftinisë së Bajram Pashës, z. Recep Eren, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, duke shtuar se ndjehet i gëzuar me progresin dhe arritjet që ka shënuar Kosova në fushën e edukimit fetar, si dhe shkallën e tolerancës harmonisë dhe respektit të ndërsjellë të të gjitha komuniteteve.

Bajram Pasha është njëra nga nënkomunat e Stambollit ku ka më së shumti shqiptarë.

The post Myftiu Tërnava priti në takim myftiun e Myftinisë së Bajram Pashës, z. Recep Eren appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit