7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Muslimanja nga Japonia dizajnon sexhade të xhepit

Më të lexuarat




Kompania japoneze “Takva Co” ka dizajnuar sexhadën e parë të xhepit për muslimanët të cilët udhëtojnë shpesh ose përgjithësisht namazet i falin jashtë shtëpisë ose në oborret e xhamisë.

“The Pocket Sejadah” është dizajnuar si një sexhade që lehtë bartet, dhe u lehtëson besimtarëve faljen e namazit kudo.

E projektuar posaçërisht për muslimanët, sexhadja është punuar nga një poliestër mjaft i qëndrueshëm, e papërshkueshme nga uji, e rehatshme për faljen e namazeve gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

Sexhadaja është dizajnuar nga Meryem Chin, një muslimane me prejardhje kinezo-singapuirane që jeton në Japoni. Është dizajnuar që të jetë një pajisje e bukur e cila nuk zë shumë vend në xhepin apo çantën tuaj. Mundëson që gjithnjë të jeni të përgatitur për faljen e namazit derisa jeni në udhëtim apo në vend të punës.

Është punuar në tre versione, jashtëzakonisht e lehtë, peshon 85 gram dhe është më e vogël se një fletore të formatit A5. Materiali nga i cili është bërë zakonisht përdoret për tenda dhe pajisje mbrojtëse.

Toka e lagur dhe trotuaret e gurit më nuk do të jenë pengesë për faljen e namazit./islamgjakova



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit