18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Muaji i Kuranit 7 / “S’ka zot tjetër, përveç Teje! I pa të meta je! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”

Më të lexuarat

Nga: Dr. Aid Elkarnij

Muaji i Kuranit 7 / “S’ka zot tjetër, përveç Teje! I pa të meta je! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”

“S’ka zot tjetër, përveç Teje! I pa të meta je! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” (Enbija, 87)
Ky është ajeti i çlirimit nga një krizë dhe telash tejet i madh. Çdo person i gjendur në krizë dhe hall që lutet me këtë lutje, Zoti i largon dhe ia zgjidh hallin, siç thuhet në një hadith. Ajo përmban disa urtësi dhe mesazhe të rëndësishme, por që vlejnë vetëm për ata që kanë zemër dhe dëgjojnë me vëmendje.
Në këtë ajet, kemi pohim të njëshmërisë së Zotit, konfirmim të faktit që ai është larg çdo mangësie dhe dhe kemi pranim të gjynahut. Këto janë tre elementë thelbësore mbi të cilët bazohet adhurimi dhe me të cilët arrihet dhembshuria, rahmeti, rizku dhe udhëzimi hyjnor. Pikërisht për këtë, Zoti iu gjend pranë profetit Junus a.s me ti shqiptuar. Pikërisht për këtë Ai ia zgjidh hallin atij besimtari që lutet me këtë lutje. “kështu Ne i shpëtojmë besimtarët”. Njëra kolonë e teuhidit është “Nuk ka zot tjetër veç Teje”, kolona tjetër është “i pa të meta je”  dhe e treta: pranimi i gabimit “unë kam gabuar”
Me këtë, robi i atribuon Zotit të tij çdo lëvdatë dhe cilësi perfekte, deklaron se Ai është larg çdo cilësie dobësie që nuk përkon me madhështinë e Tij. Mandej, robi pranon dobësinë dhe mangësitë e veta. Prandaj kjo lutje dhe këto fjalë konsiderohen si tepër të vyera në peshoren e adhurimit dhe ndjenjën e nevojës për Zotin.
Nuk ka njeri që nuk përballet me vështirësi, fatkeqësi, halle e telashe. Nëse lutet me këtë lutje, të shoqëruar me zemër të përhumbur, Zoti do e nxjerrë nga telashi dhe halli.
Në librat e Tij dhe nëpërmjet profetëve të Tij, Zoti e ka bërë obligim teuhidin për të gjithë robërit e vet, ashtu siç ka bërë obligim besimin se Ai është i pa të meta dhe se njerëzit janë qenie të gabueshme dhe rebele. Ajeti në fjalë, e konfirmon këtë domethënie në formën më të bukur, fjalët më të përshtatshme dhe momentin më të duhur. Disa njerëz të mirë ishin familjarizuar me këtë lutje dhe e kishin si ajrin që thithin. Ata i relaksonte maksimalisht kjo lutje, duke u ndjerë në paqe, të qetë dhe në harmoni. Për këtë lutje janë transmetuar disa hadithe, sakaq dijetarët e sugjerojnë për momente krizash dhe hallesh. Për vlerat e saj, le të mjaftohemi me një hadith të Profetit a.s i cili thotë:”Kush e thotë lutjen e vëllait tim Junusit, i zgjidhet çdo hall që ka.”
Prandaj, prej robit pritet që tu japë hakun të tre elementëve që përmban kjo lutje, të cilat i përmendëm më lart, duke i shqiptuar, besuar dhe vepruar sipas tyre.

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit