8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mrekullia në Turqi, 10-vjeçarja u nxor e gjallë pas shtatë ditësh në rrënoja

Më të lexuarat

Një vajzë 10-vjçare në Turqi u nxor e gjallë nga rrënojat e zonës Ebras në Kahramanmaras pas 185 orësh (më shumë se shtatë ditë).

Siç bëhet e ditur, 10-vjeçarja Ayça Çebni e cila mbeti nën rrënojat e një blloku 11-katësh pas tërmetit shkatërrues, u shpëtua pas përpjekjeve disa orëshe të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Ayça, e cila mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore, është dërguar për tretman mjekësor në spital.

#Kahramanmaraş’ta bulunan Ebrar Sitesi enkazından 185. saatte Ayça isimli bir kız çocuğu sağ olarak kurtarıldı. #deprem pic.twitter.com/UWa7TDlATq

— Sabah (@sabah) February 13, 2023

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur 10-vjeçarja gjendet bartet zona nga ekipe e shpëtimit.

Ndryshe, një tërmet me shkallë 7.8 goditi Turqinë të hënën e kaluar duke prekur edhe Sirinë. Numri i viktimave nga ky tërmet në të dyja vendet ka shkuar në mbi 37 mijë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit