9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Historia e sirianes dhe foshnjës së saj që u shpëtuan nga rrënojat dy herë brenda tri ditëve

Më të lexuarat

Një histori e ‘pabesueshme’ vjen nga Siria. Një nënë dhe fëmija i saj i porsalindur po shërohen, pasi u shpëtuan nga rrënojat e shtëpisë së tyre të goditur nga tërmeti dy herë në shtatë ditë.

Dima ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, kur një pjesë e shtëpisë së saj në Jidayris u shemb për shkak të tërmetit të hënën e kaluar, transmeton Telegrafi.

Ajo pësoi lëndime të lehta dhe më vonë lindi një djalë, Adnanin, në një spital në Afrin të mbështetur nga Shoqëria Mjekësore siriane-amerikane (Sams).

Ata u kthyen në shtëpi, e cila u shemb plotësisht tre ditë më vonë. Adnan u dërgua përsëri në spitalin al-Shifa të Afrinit nga shpëtimtarët dhe ishte në gjendje kritike, duke vuajtur nga dehidratimi i rëndë dhe verdhëza, ndërsa Dima u trajtua për një dëmtim të rëndë në ekstremitetet e poshtme.

Mjeku Abdulkarim Hussein al-Ibrahim, pediatër i fëmijëve tha për BBC, se foshnja po i përgjigjet mirë trajtimit.

“Gjendja e Adnanit është përmirësuar ndjeshëm. Ne thjesht po e ushqejmë atë dhe po kujdesemi për pjesën tjetër të nevojave të tij përmes pikave intravenoze”, shtoi mjeku sirian.

Një video e postuar nga Sams tregon Adnanin duke fjetur i qetë në një inkubator. Dima doli përsëri nga spitali dhe jeton në një tendë me burrin e saj Abdul Majid dhe nëntë të afërmit e tyre. Çdo ditë ajo udhëton në Afrin për të vizituar Adnanin në spital.

Familja e saj u detyrua të kthehej në shtëpinë e tyre pjesërisht të shkatërruar pasi ajo lindi, sepse nuk kishte strehë alternative në Jidayris, një nga qytetet më të goditura në veriperëndim të Sirisë të kontrolluar nga opozita.

Ata gjithashtu nuk morën asnjë ndihmë tjetër që nga tërmeti, ashtu si dhjetëra mijëra njerëz dhe familje të tjera që u prekën nga tërmeti shkatërrues. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit