6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Mos u acaroni me Islamofobat thotē Milazim Krasniqi

Më të lexuarat

Mos u acaroni nga injorantët islamofobë, sepse ata nuk dinë. Ata nuk e dinë që Hoxha Tahsini dhe Ymer Prizreni ka rënë në sexhde, Abdyli ka marrë edukim në teqe, Papa Kristo Negovani ka bërë kryq si ortodoks, (dhe ka rënë dëshmor i shqiptarisë) Gjergj Fishta ka bërë kryq si katolik. Por, të gjithë kanë qenë atdhetarë shqiptarë. E ndërtuan një komb të fortë dhe unik. Ndërsa, stalinistët që i ndaluan besimet fetare, e katandisën kombin si mos më keq. Tash që po ringrihet kombi ynë edhe mbi lirinë e besimeve fetare, ata i ka kapur paniku. Dhe gënjejnë se gjoja po e mbrojnë harmoninë fetare! Jo. Harmonia fetare ndër ne është e garantuar nga besimtarët. Dhe kombi ynë është i fortë edhe me diversitetin e tij.
Ka shkruar kështu profesori Milazim Krasniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit