19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Milionerët bëjnë thirrje që të rriten taksat për super të pasurit

Më të lexuarat

Një grup prej rreth 300 milionerësh i ka kërkuar G20-s përmes një letre të hapur që të arrijë një marrëveshje për rritjen e taksave ndaj super të pasurve në mënyrë që të parandalohen të pasurohen edhe më shumë.

Letra, e nënshkruar nga trashëgimtarja e Disney, Abigail Disney dhe artistët Brian Eno dhe Richard Curtis, i kërkon G20-s të demonstrojë të njëjtin bashkëpunim global që ka treguar për të siguruar që kompanitë shumëkombëshe të paguajnë një nivel minimal tatimi në mënyrë që të bien dakord kolektivisht për taksimin e pasurisë.

Me ndarje të thella midis anëtarëve të G20, pritet pak nga samiti i kësaj fundjave, por ata që janë në favor të një takse mbi pasurinë thanë se ishte koha që liderët të dëgjojnë opinionin publik, raporton thetelegraph.

“Shumë punë është bërë tashmë. Ka shumë propozime politikash për taksimin e pasurisë nga disa nga ekonomistët kryesorë në botë. Publiku e dëshiron atë. Ne e duam atë. E vetmja gjë që mungon tani është vullneti politik për ta realizuar atë. Është koha për ta gjetur atë”, thuhet në letër.

 

Letra e organizuar nga Patriotic Millionaires, Instituti for Policy Studies, Earth 4 All, Millionaires for Humanity dhe Oxfam, thoshte se tatimi më i lartë i pasurisë do të reduktonte “nivelet e rrezikshme të pabarazisë”.

 

Sipas aktivistëve, pasuria e kombinuar e atyre me më shumë se 50 milionë dollarë (46.7 milionë euro) në asete është dyfishuar në 11.01 trilion euro, me vetëm katër cent në çdo dollar të të ardhurave tatimore që vijnë nga tatimi mbi pasurinë.

Kancelari britanik i Thesarit, Jeremy Hunt deklaroi se nuk e ka në plan të vendos një taksë mbi pasurinë dhe ministrja e Financave në hije, Rachel Reeves tha javën e kaluar se qeveria e re laburiste nuk do të vendos taksë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit