5.9 C
Pristina
Monday, March 4, 2024

Më shumë se 300 të vdekur nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore

Më të lexuarat

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën, duke lënë të paktën 300 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur.

Siaps Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) tërmeti ndodhi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale – 23 kilometra në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, dhe në një thellësi prej 24.1 kilometrash.

(Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin).

Ndërsa në Siri të paktën 111 njerëz vdiqën dhe më shumë se 500 u plagosën, njoftoi TV shtetëror sirian duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Vdekjet u raportuan në Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Dhjetra njerëz janë të bllokuar nën rrënoja, sipas grupit “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, një organizatë humanitare e krijuar për të shpëtuar njerëzit e plagosur në konflikt.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë dhjetëra ndërtesa të shembura, dhe njerëz duke qëndruar nën qiellin e hapur në motin e ftohtë, me shi dhe borë.

Punonjësit e shpëtimit mund të shihen duke kryer operacione kërkim-shpëtimi, raporton CNN./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit