3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Mbreti i Malajzisë martohet me Miss-in e Rusisë, kjo e fundit konvertohet (Foto)

Më të lexuarat

Mbreti 49-vjeçar i Malajzisë është martuar me 25 vjeçaren ruse, ish-mis Moska, fotot e të cilëve u zbuluan në internet.

Raportet e mediave flasin se ish-misi eshte konvertuar ne Islam, ku dhe ka postuar fotografi me hixhab (shami).

Muhammedi V i Kelantanit, mbretit të zgjedhur të Malajzisë, u martua me mbretëreshën e bukurisë ruse Oksana Voevodina. Ceremonia e fshehtë thuhet se u zhvillua në Barvikha, një fshat luksoz në Moskë i banuar nga elita ruse.

Fotot dhe një videoklip i shkurtër i ceremonisë janë postuar në Facebook.

Dasma përfshinte traditat myslimane dhe ato ruse, me ushqim hallall dhe pa alkool.

Dhëndri musliman mbante veshjen tradicionale malajore, ndërsa nusja kishte veshur një fustan të bardhë. Muhammedi V, ishte i martuar më parë me një anëtare të familjes mbretërore malajziane. Të dy u divorcuan në vitin 2008 dhe në vitin 2016 Muhamedi u bë mbreti i parë në historinë e Malajzisë, duke mbretëruar pa një bashkëshorte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit