17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Hesht ish-ambasadorja Lama, hesht edhe Presidenca për shkarkimin e saj nga Thaçi

Më të lexuarat

Ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, e cila kishte votuar për ta zgjedhur Hashim Thaçin president, tashmë me dekret nga ky i fundit është shkarkuar nga posti i ambasadores në Itali, raporton KTV.

Ky dekret i nënshkruar më 23 nëntor, e obligon Ministrinë e Jashtme ta zbatojë atë.

E pyetur nga KTV-ja, tashmë ambasadorja e shkarkuar Alma Lama, nuk ka dashur fare ta komentojë këtë vendim të presidentit.

Njëjtë ka vepruar edhe Zyra e Presidentit të Kosovës.

Televizioni ka kërkuar nga Presidenca të dihen arsyet e largimit të saj, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Analisti Imer Mushkolaj, thotë se kjo mënyrë e shkarkimit të saj, është shembulli më i mirë se si përfundon një deputet kur e shet votën e tij për privilegje.

Alma Lama u emërua ambasadore e Kosovës në Itali më 2016, vetëm pak kohë pasi votoi në Kuvend zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Meqë Thaçi nuk kishte votat e mjaftueshme, vota e Lamës ishte domethënëse.

Siç merr vesh Koha.net, postin e ambasadores në Itali pritet ta zërë, Bukurije Gjonbalaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit