15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

MBRETI DHE BUJKU

Më të lexuarat

Një mbret kishte dalë për shëtitje. Në rrugë e sipër pa një bujk që po lëronte tokën. Ai vërejti se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur, ndaj e pyeti:

– O njeri, po shoh se je i lumtur me punën që bën. Toka jote është kjo?

– Jo, zotëria im, unë këtu punoj me mëditje. – iu përgjigj bujku.

– Sa merr për punën që bën? – shtoi mbreti.

– Katër grosh për çdo ditë. – u përgjigj bujku.

– A të mjaftojnë? – vazhdoi mbreti.

– Po, më mjaftojnë e më teprojnë. Një grosh e shpenzoj për nevojat e mia dhe të bashkëshortes sime, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua dhe një e harxhoj në rrugë të Allahut.

– Kjo është një enigmë që unë nuk e kuptoj? – tha mbreti.

– Jua shpjegoj unë, zotëria im. Një e shpenzoj për nevojat e mia dhe të bashkëshortes, ndërsa me njërën mundohem të shlyej borxhin ndaj prindërve të mi (edhe pse ai borxh nuk mund të kthehet asnjëherë), një e jap hua te fëmijët e mi. Unë i edukoj, i ushqej, i vesh e i mbath dhe kur të plakem do të ma kthejnë borxhin, ndërsa paranë që e jap në rrugë të Allahut është ajo që shpenzoj për dy motrat e mia të sëmura – përfundoi bujku.

Mbreti i tha: – Lum ti, o njeri, – dhe u largua pa fjalë nga urtësia e bujkut të thjeshtë, duke i dhënë një shumë të madhe parash.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit