8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shkundi botën për Kosovën, Walker nderohet nga Shqipëria

Më të lexuarat

Njeriu që dokumenatoi masakrën e Reçakut, një “Kalorës” nga Presidenca shqiptare

Presidenti Bajram Begaj ka nderuar me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit”, ish-ambasadorin William G. Walker, njeriun që alarmoi botën për masakrën e Reçakut në Kosovë.

“Ambasadori Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.

Për të mos harruar krimet e së shkuarës si edhe në sfondin e agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë, për të ruajtur paqen dhe për t’i lënë një botë më të mirë fëmijëve tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë”, shkroi presidenti Begaj në postim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit