10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Letra e 3 shkurtit ’90-të që Kadare i ka dërguar Ramiz Alisë: ç’i ka kërkuar?

Më të lexuarat

Shkrimtari, sipas shpjegimeve të azilit në Francë, rezulton “demokrati i parë” atë vit historik

Arkivi Shtetëror kujton 3 shkurtin ’90-të, ditën e një takimi mes udhëheqësit të atëhershëm komunist, Ramiz Alia, me shkrimtarin e njohur Ismal Kadare, i cili muaj më vonë, nën tetor, do linte Shqipërinë për t’u zhvendosur në Francë, një akt që u konsiderua si një goditje ndaj sistemit, ndodhur pak muaj pas ngjarjes së rëndë të ambasadave, me ikjen e mbi 5000 shqiptarëve në Perëndim, zhvillim që tronditi regjimin komunist.

“Në qendër të bisedimeve ishte situata kritike e vendit në kapërcyell të viteve ‘90-të. Konteksti i kohës, në mungesë të demokracisë dhe të mirëqenies ekonomike, do të motivonin kërkesën e shkrimtarit Kadare për azil politik në Francë. Këto arsye do të përmendeshin në letrën (bashkëngjitur më poshtë) që Kadareja i adresoi Alisë disa muaj pas takimit mes tyre”, shkruan Arkivi dhe ofron një tekst të letrës që Kadare i çon Alisë për të shpjeguar “pse”-në e vetëlargimit nga Shqipëria. Aty, ndër të tjera bie në sy kërkesa për lirimin e të burgosurve politikë, si dhe lejimi i besimit fetar.

Por më interesante është ajo që Kadare pretendon se ajo çfarë ka kërkuar ka qenë në sinkron me veprën e tij letrare.

“Demokratizimi i plotë i jetës, heqje dorë nga dhuna, lirimi i të burgosurve politikë, heqja dorë nga izolimi i vendit, nga mbrojtja e Stalinit, lejimi i fesë dhe i lirisë së të shprehurit e të tjera si këto, kanë qenë disa nga kërkesat që ju a kam paraqitur të formuluara në mënyrë krejtësisht të saktë në pranverë të këtij viti. Ato kanë qenë vazhdimi logjik i asaj që kam shprehur e kam mbrojtur në veprën time gjatë shumë viteve, ashtu siç është i tillë edhe vendimi për të lënë vendin tim”, arsyetonte Kadareja.

Ndërkohë kujtojmë se dhe sot e kësaj dite, për Kadarenë dhe veprën e tij ka dy qëndrime diametralisht të kundërta: njëri që ai ka qenë gjithsesi shkrimtar oborri, e tjetri se ka qenë një opozitar i kamufluar ndaj regjimit, i cili mbijetoi mjeshtërisht.

Ndër kundërshtarët më të flaktë të Kadaresë, Fatos Lubonja, ia faturon pikërisht atij krijimin e nacionalkomunizmit, një ndër flamat e mbrapshtisë së regjimit të Hoxhës, siç e arsyeton publicisti i njohur. /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit