Lavdërimi dhe falënderimi ndaj Allahut në prizmën e Meditimit shpirtëror
Lavdërimi dhe falënderimi i përket Allahut për gjithçka që ekziston për të voglën dhe për të madhën, për çdo gjë që shfaqet në jetën tonë dhe për çdo mirësi që shpesh kalon pa u vënë re.
Lavdërimi dhe falënderimi i përket Allahut për jetën që Ai na e ka caktuar, për rrugën që na është dhënë të ecim dhe për ditët që na janë falur si mundësi për të jetuar, për të mësuar dhe për të falënderuar.
Lavdërimi dhe falënderimi i përket Allahut për çdo të mirë që na ka rrethuar – për dhuntitë e dukshme dhe për ato të fshehta, për bekimet që i ndiejmë dhe për ato që i kuptojmë vetëm pasi kalon koha.
Lavdërimi dhe falënderimi i përket Allahut për atë që zemrat tona e dëshiruan dhe Ai e bëri realitet për ne, duke e shndërruar shpresën në të vërtetë dhe lutjen në dhuratë.
Lavdërimi dhe falënderimi i përket Allahut edhe për atë që nuk u realizua, sepse në urtësinë e Tij fshihet e mira jonë, edhe kur ne nuk arrijmë ta kuptojmë. Ne e falënderojmë Atë, edhe pse e dimë se falënderimi ynë nuk mund ta arrijë madhështinë që Ai meriton.
Prandaj, lavdërimi dhe falënderimi i përket Allahut gjithmonë në çdo çast, në çdo gjendje lavdërim i përhershëm, sot dhe përjetë.
Hoxhë Bekir Halimi
