Sa herë që Irani qëndron i fortë dhe i shkakton humbje më të mëdha entitetit sionist dhe Amerikës, kjo është në dobi të botës islame, në mënyrë që amerikanët dhe sionistët të mos guxojnë ndaj vendeve të rajonit. Madje kemi dëgjuar Netanjahun të mburret me synimin për t’u përballur me shtetet sunite dhe për të realizuar ëndrrën e paturpshme sioniste: “nga Nili deri te Eufrati.”
Nga ana tjetër, sa herë që sionistët shkatërrojnë kapacitetet ushtarake të Iranit, kjo është më e sigurt për botën islame, sepse Irani prej dekadash ka planifikuar të marrë nën kontroll vendet e saj me forcë. Kjo është gjithashtu një mundësi shpëtimi për vendet që tashmë kanë rënë nën pushtimin shiit, siç ndodhi me Sirinë, e cila u çlirua një vit më parë.
Megjithatë, Irani, edhe kur qëndron përballë agresionit amerikan dhe sionist, nuk e bën këtë për të mbrojtur botën sunite nga planet e tyre. Prandaj nuk ka arsye për ta brohoritur apo për ta lavdëruar.
Po ashtu, sionistët dhe amerikanët, kur godasin milicitë iraniane, sigurisht që nuk e bëjnë këtë për të mbrojtur botën sunite prej tyre.
Këto janë caktimet e Zotit.
Nëse ke vendosmëri, shfrytëzoje këtë hapësirë kohe për të ringjallur botën islame.
Nëse nuk mundesh, atëherë prano atë që sjell fati, falëndero Zotin dhe kujto fjalën e imamit të madh Malik ibn Enes:
“Lëri ata; Zoti do të marrë hak nga një i padrejtë përmes një tjetri të padrejtë, pastaj do të marrë hak nga të dy.”
O Zot, merr hak nga të dy dhe mos e ngrit flamurin e askujt prej tyre.
Dr. Asim Abdul-Maxhid
