8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kush po e hakeron qeverinë? Rama irritohet me TCH

Më të lexuarat

Kryeministri reagon ashpër ndaj lajmit për 30 milion gjobë iraniane

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i irrituar me TCH, për shkak të një lajmi të kësaj media, ku pretendohet se qeverisë i është kërkuar 30 milion euro nga ata që e kanë sulmuar kibernetikisht. Siç dihet, kjo po ndodh prej ditësh. Dhe dyshohet se pas këtij sulmi qëndron Irani.

“Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!”, shkruan Rama.

Ai nënvizon se AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit.

“Është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!”, përfundon kreu i qeverisë.

Sipas TCH, në kompjuterët e selisë qendrore të AKSHI-t dhe e-albania ka dalë një tabelë e cila pretendohet se është e hakerave.

Në të thuhet: “Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PC e prekur”.

TCH vijon duke raportuar se në tabelë thuhet gjithashtu:

“Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”, duke lënë të kuptuar pra se pa hakerimit qëndron Irani.

Sipas TCH, burimet i thanë e në një mesazh të dytë ka shkuar pranë AKSHI-t ku janë kërkuar si shpërblim 30 milionë euro në bitcoin.

Por kjo rrëzohet tërësisht poshtë nga i pari i qeverisjes, duke u klasifikuar si “shpifje”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit