22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ndalim maqedonas për eksportin e druve të zjarrit, peletit, miellit dhe grurit

Më të lexuarat

Qeveria në Shkup hoqi taksën doganore për importin e vajit të lulediellit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ndaloi eksportin e druve të zjarrit, peletit dhe grurit dhe miellit të grurit, si dhe anuloi taksën doganore për importin e vajit të lulediellit, deri në fund të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, duke thënë se me propozim të ministrisë së tij, qeveria ka marrë dy vendime për kufizime të eksportit deri më 31 dhjetor – grurë dhe miell gruri, dru zjarri dhe pelet, si dhe vendimin për heqjen e detyrimeve doganore për importin e vajit ushqimor të lulediellit.

“Këto vendime janë marrë për të shmangur sjelljet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendas, tregun vendas dhe qytetarët, si dhe për të ruajtur një furnizim të rregullt pa rritje të çmimeve”, tha ministria.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, qeveria ka vendosur për këtë vendim në dritën e luftës në Ukrainë dhe tronditjes së tregut botëror të grurit.

 “Në kushtet e mungesës së rëndë të grurit, është e nevojshme të parandalohet parandalimi i mundshëm i prishjes së tregut të brendshëm të këtyre produkteve ushqimore bazë që janë të nevojshme në dietën e popullatës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit