12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët”: Kosova synon të jetë pjesë përbërëse e strukturave të sigurisë, në veçanti NATO dhe BE

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të konferencës “FSK dhe partnerët” tha se vizioni i tyre për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Kurti tha se Kosova synon të jetë pjesë përbërëse e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti NATO dhe BE.

Ai tha se vendi po ashtu dëshiron të jetë pjesë e nismave rajonale dhe të promovojë marrëdhënie paqësore fqinjësore në mënyrë që të rrisë stabilitetin dhe besimin ndërmjet vendeve në rajon.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e rëndësishëm që NATO, përmes KFOR -it, ka luajtur në zhvillimin e sektorit tonë të sigurisë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

“Në mjedisin aktual të sigurisë, paqja dhe stabiliteti rajonal, kontinental dhe global kërkojnë përpjekje të përbashkët në adresimin e shumë sfidave, kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë.

Shpesh këto sfida janë të paparashikueshme dhe paparashikueshmërisht komplekse. Kjo rikonfirmon besimin tonë të fortë që angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjitha vendeve dhe kombeve është i domosdoshëm në parandalimin, menaxhimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve të sigurisë të kohës sonë.

Dhe kështu, siguria bashkëpunuese mbetet detyra dhe angazhimi ynë kryesor”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit