16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kurani dhe revolucionet arabe

Më të lexuarat

Nga: Dr. Aid Elkarnij

Kurani dhe revolucionet arabe

Asgjë tjetër nuk ma shuan etjen dhe dëshirën për tu shprehur gjatë një ligjërate, ashtu siç ma shuan argumentimi me ajetet e Kuranit fisnik. Sekreti i thyerjes dhe dorëzimit të arabëve gojëtarë dhe oratorë përballë mrekullisë kuranore, qëndron pikërisht në gjuhën e lartë dhe elokuencën e tij, gjë e cila ai bëri arabët të dorëzohen dhe të ulin kokat. Stili i përdorur në Kuran, ka një influencë të çuditshme tek dëgjuesi. Thotë Zoti në Kuran:“Por Ne e godasim të pavërtetën, me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket. Dhe, mjerë për ju, për atë që i vishni (Allahut!)” (Enbija, 18)
Kohët e fundit, disa gazeta lokale herë pas here kanë cituar ajete Kurani që i shkojnë për shtat aktualitetit të revolucioneve arabe. Sa herë që i dëgjoja citate të tilla, më shtohej siguria dhe besimi në zemër, më magjepste origjinaliteti i Kuranit dhe fantazia udhëtonte larg në momentet e shpalljes së atyre ajeteve.
Kështu, teksa presidenti egjiptian largohej nga pallati me aeroplan, spikeri bënte komentin e tij:” Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje.” (Junus, 92)
Lidhur me largimin e ish presidentit tunizian, spikeri komentonte:”Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) populli i Medjenit, ashtu siç qe larguar edhe fisi Themud!” (Hud, 95)
Një diplomat libian që dezertoi regjimin e Geddafit, iu drejtua këtij të fundit me fjalët:”Dhe (të dërguarit) kërkuan ndihmë (nga Allahu), kurse kokëfortët kryelartë u shkatërruan.” (Ibrahiim, 15)
Gjatë edicionit të lajmeve, ku po flitej për Sirinë dhe presidentin Asad, spikeri shtoi:“Nëse ka vjedhur, më parë ka vjedhur edhe vëllai i tij!” (Jusuf, 77)
Kur presidentit të Jemenit iu organizua një atentat për ta vrarë, menjëherë pas lajmit, spikeri tha:”dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten.” (Kasas, 81)
Meqë po flasim për Jemenin, më kujtohet që një student e pyeti profesorin e tij:”Si është e mundur që jetojmë në Gadishullin Arabik, ku fqinj kemi Arabinë Saudite e cila jeton në luks, kurse ne jetojmë në fukarallëk ekstrem?!” Profesori iu përgjigj:”Po, sepse babai i tyre (kishte si qëllim Ibrahimin a.s) qe lutur për ta:” Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ata dhe jepu fruta, me qëllim që ata të të falënderojnë.” (Ibrahim, 37) kurse këta tanët në Sebe, qenë lutur:“O Zoti ynë, bëje më të madhe largësinë e udhëtimeve tona”. kështu ata e ngarkuan veten me gjynahe dhe Ne i bëmë ata rrëfenja dhe i përndamë plotësisht.” (Sebe, 19)
Në librat e trashëgimisë islame, thuhet se një burrë nga fisi Kurejsh, e pati pyetur një jemenas:”Çfarë ndodhi me plakën tuaj që u pati qeverisur?” (E pyeti për mbretëreshën Belkis). Jemenasi i qe përgjigjur:”Plaka jonë pranoi islamin me profetin Sulejman a.s, që kishte pushtet mbi gjithë tokën. Kurse plaka juaj, që mbante drurë, është zhytur në zjarr të xhehenemit bashkë me plakun, Ebu Lehebin.”
Një nga elita e Jemenit, jepte e merrte kamatë dhe gënjente shumë. Ai kishte ftuar për gosti disa njerëz, e mes tyre dhe një poet. Të gjithë ishin ulur rreth sofrës, sakaq, mikpritësi po u tregonte të pranishmëve përralla e legjenda të kota. Pasi kishte shkumuar duke folur, ai i drejtohet poetit:”Po ti, si je o filan?” Poeti i përgjigjet:”Jam dhe jemi ashtu siç thotë Zoti në Kuran:”Ata janë dëgjues të gënjeshtrës dhe e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar.” (Maide, 41)
Një ftues mysliman që jetonte në Evropë, pati dëgjuar se regjimi i Esed, është afruar shumë me hoxhallarët, dijetarët dhe ftuesit, gjë e  cila e joshi dhe vendosi të kthehej sërish në vendlindje. Por kur mbërriti në aeroport, u rrethua nga hetuesit dhe agjentët e sigurimit të cilët e morën në pyetje për orë të tëra. Më vonë, ai arriti sërish të kthehej në Evropë, ku një mik e pyeti:”Si e gjete vendin?” Ai u përgjigj, duke cituar një ajet:”plot roje të forta dhe shigjeta të zjarrta.” (Xhin, 8)
Ish presidenti tunizian Bin Ali, i kishte ndaluar të gjitha ligjëratat, mësimet dhe simpoziumet fetare, por me shpikjen dhe përhapjen e televizioneve, transmetimet dhe emisionet e hoxhallarëve depërtuan në çdo cep. Një nga mendimtarët tunizianë, pati thënë:” Por Allahu ua rrënoi godinën që nga themelet, kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin.” (Nahl, 26)
Shumë autorë të shquar myslimanë janë marrë me elokuencën dhe oratorinë e Kuranit, saqë asnjë varg apo poemë, nuk më bën të ndjehem i kënaqur nga ligjërata, siç më bëjnë të ndjehem ajetet e Kuranit. Muhamed Sadik Rafi’iji, ka shkruar një libër mbi madhështinë dhe mrekullinë e Kuranit, të cilin e ka titulluar:”Nën hijen e Kuranit.”

Rating: 1.0 of 5. 1 vote(s).

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit