11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ku ngeli Shejhul-Ezheri, Ahmed Tajib

Më të lexuarat

Pozita e tij , e cila llogaritet si një pozitë goxha e lartë në Egjipt, është në situatë të palakmueshme. Miku i tij, për të cilin sakrifikoi shumë, dhe u vendos në shërbim të tij, në kohën e fundit e ka braktisur, madje vepron kundër tij. Çdo ditë e më shumë i bëhet e qartë se lufta të cilën e filloi Sisi nuk ishte vetëm kundër organizatës së “Vëllezërve Musliman”, e as vetëm kundër terrorizmit, por ishte kundër vet fesë Islame.
Dhimbja të cilën e përjeton Ahmed Tajib nga injorimi të cilin është duke ia bërë Sisi, nuk vijnë nga pasioni i flakët i dashurisë, por për shkak të injorimit dhe zbulimit se ai tanimë lëre që nuk e do por edhe e armiqëson.
Tani është koha që Ahmed Tajib të mbledh rreth vetes të gjitha ata që kujdesen për identitetin islamik të Egjiptit dhe të refuzon këtë revolucion antifetar që e zhvillon Sisi, e nëse nuk e bën këtë hap, atëherë bëhet e qartë se në cilin tabor paska qenë Shejhul-Ezheri.
Shkaku i konfliktit
Ky konflikt ka filluat tani sepse dr. Ahmed Tajib e ka zbuluar se ka qenë vetëm vegël për të arritur Sisi në qëllimet e tija të errëta, e ajo është zhbërja e identiteti islamik dhe arab të shtetit, me të cilin identitet identifikohej më shumë se 15 shekuj. Normalisht se ky turp do ti vishej edhe dr. Tajibit, sepse tërë kjo do të ndodhte në kohën kur ai ka qenë kryetar i institucionit më të madh islamik në shtet. Ky turp do të shtohej kur kuptohet se ai ka marrë pjesë, me nijet të mirë, në realizimin e këtij plani, disa herë duke e arsyetuar, disa herë duke heshtur, e disa herë duke u frikësuar. Me këtë veprim i ngjau dijetarëve të muslimanëve në Andaluzi, të cilët i lejuan luftat vëllavrasëse për pushtet dhe e lanë pas dore fenë islame, derisa u zhdukën tërësisht muslimanët nga ato vise.
Dr. Ahmed Tajib, shejhul-Ezheri, besonte se duhet ndryshuar mënyra e veprimtarisë fetare, e jo vet feja, gjë të cilën tani më të gjithë janë duke e kuptuar me shpejtësi të madhe, se qëllimi i Sisit ishte ndryshimi i vet fesë!
Disa analistë mendojnë se përkrahjen që i kishte dhënë dr. Ahmed Tajib Sisit ka qenë me nijet të keq, mirëpo të tjerët mendojnë se kjo nuk është e saktë dhe argument për këtë është lodhja e Sisit prej Tij dhe i ka drejtuar mediat kundër tij. Gjithashtu nuk do të nëpërkëmbte dinjitetin e Ezherit në duar të forcave që pretendojnë se janë kundër pushtetit fetar dhe kundër atyre që tregtojnë me fenë, term të cilin e përdorin vetëm për fenë Islame ku realisht nuk ka pushtet fetar, e as që guxojnë të njëjtën gjuhë ta përdorin për fetë tjera, të cilët shumë qartë e kanë përzier fenë me politikë.
Qëndrimet e Shejhut
Shenjët e këtij konflikti të brendshëm dolën në shesh qartazi kur, sikur nuk e kishte zakon më herët, deklaroi se ekziston edhe terrorizmi krishter, hebre e budist, por atë askush në botë nuk guxon ta dënojë dhe se përqendrimi vetëm te terrorizmi islamik është padrejtësi e qartë. Sikur dëshironte me këtë ti dërgonte mesazh Sisit se u zbulua e vërteta juaj dhe se unë nuk qëndroj me ju në këtë revolucion fetar që synon mbytjen e fesë islame në këto vende.
Qëndrimi i tij refuzues i politikave të Sisit dhe shtetit të tij ishte edhe qëndrimi i shejhul-Ezherit kundër hutbes së shkruar dhe të unifikuar, ku nuk ishte qëllimi vetëm unifikimi i hutbes, por goditje në dinjitetin e hutbes dhe dinjitetin e hoxhallarëve, duke u larguar njerëzit nga xhamitë, hoxhallarët dhe hutbet e tyre, sepse ato do ti ngjanin lajmeve. Duke e ç’veshur fenë Islame nga një prej veçorive më të dalluara, bashkimi i muslimanëve në namazin e xhumasë, për të debatuar problemet dhe çështjet e tyre në liri të plotë dhe sipas nevojës së tyre. Në këtë formë do ta shndërronin namazin por edhe besimin islam në sjellje individuale, si fazë për ta zhbërë tërësisht.
Kjo ishte njëra prej betejave më të mëdha të këtij Imami ndaj revolucionit të Sisit fetar, pas të cilës edhe u ftohën raportet mes tyre dhe filloi fushata mediatike e organizuar kundër Ezherit dhe kundër tij, duke e akuzuar se E’zheri është duke përkrahur terrorizmin, edhe pse terroristët në Sina mes caqeve tjera kanë caqe të sulmeve të tyre edhe shkollat e E’zherit, mirëpo këto ndodhi nuk i publikojnë mediat vendore.
Përveç tjerave E’zheri ishte edhe institucioni i vetëm zyrtar që kishte qëndrim kritik nga masakrës së Rabias. Në deklaratën zyrtare nuk e përmendi me emër, edhe pse nuk ishte në nivel të ndodhisë trishtuese, por termini i publikimit pati jehonë shumë të mirë dhe kishte mesazhin më të madh se vet fjalitë që ishin përdorur aty. Jo vetëm kaq por edhe këshilltari i tij dr. Hasen Shafi dhe Komsioni i dijetarëve të mëdhenjë dolën me deklaratë të rrufeshme kundër kësaj masakre.
Si duket pas tërë kësaj tani dr. Ahmed Tajib është duke pritur shkrepjen e plumbit të mëshirës, ose në rastin më të mirë deklaratën e shkarkimit të tij, edhe pse kjo do të ishte në kundërshtim me kushtet dhe ligjet e përzgjedhjes së Imamit.

 
Arsimi E’zherist
Realisht lufta kundër Shejhul-Ez’herit ka filluar pak më vonë, mirëpo lufta kundër institucionit të Ez’herit kishte filluar qysh herët. Arsimi ez’herist në nivel të gjithë republikës përjeton shkatërrimin e organizuar dhe këtë e kupton secili njeri, saqë shumë njerëz që i kryejnë këto shkolla nuk dinë as shkrim e as lexim, planprogramet shkollore të vështira, profesorët e pa aftësuar për një detyrë të tillë.
Ez’heristi në mediat zyrtare paraqitet në pamje të dhimbshme, si një injorantë, fanatik. Interesxhi, i prishur, komplotist, e çdo lloj mangësi.
Nëse dr. Ahmed Tajib vuan nga konflikti i brendshëm psikik, feja Islame është përballë rrezikut të ekzistimit dhe përballë orvatjeve për ta boshatisur nga përmbajtja e vet.
Sejid Emin
Al Jazeera

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit