KRYEMINISTRI ERDOAN DO TË VIZITOJ RUSINË

0
43

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan javën e ardhshme do të zhvilloj një vizitë pune në Rusi.

Gjatë vizitës së tij në Moskë që do të realizoj më datën 18 korrik 2012, Kryeministri Erdoan do të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Tema kryesore e takimit të Erdoanit në Moskë do të jetë Siria, ku do të diskutohet edhe mbi tragjedinë njerëzore që jetohet në këtë vend.

Pritet që gjatë takimit të bisedohet edhe mbi avionin turk të rrëzuar nga ana e Sirisë.

Ndërkaq Kryeministri Erdoan dje zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin të cilit i shprehu ngushëllime dhe keqardhje për humbje të njerëzve në përmbytjet që kapluan Rusinë.trt/kohaislame