12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Arritshmëria e nxënësve të klasave të nënta, 56.3 për qind

Më të lexuarat

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka shpallur sot rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta të mbajtur më 3 korrik të këtij viti, sipas të cilave arritshmëria është 56.3 për qind, (në mësim në gjuhë shqipe mesatarisht çdo nxënës i ka zgjidhë saktë 56.3 për qind të pyetjeve, në mësim në gjuhë turke 67 për qind dhe në mësim në gjuhë boshnjake 63.5 për qind).
Testit i janë nënshtruar 32 229 nxënës të klasave të nënta, (31 640 shqiptarë, 226 turq dhe 363 boshnjakë).

Ndërsa , sipas lëndëve, nxënësit kanë treguar këtë arritshmëri: Gjuhë shqipe 67.4 për qind, Gjuhë angleze 77.0 për qind, Histori 50.1 për qind, Gjeografi 54.2 për qind, Matematikë 52.8 për qind, Informatikë 55.8 për qind, Fizikë 50.3 për qind, Kimi 45.6 për qind, Biologji 50.6 për qind, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

Qëllimi i testit të arritshmërisë është të vlerësohet niveli i arritjeve të njohurive të nxënësve me përfundimin e shkollës së Mesme të Ulët dhe orientimi i tyre për regjistrim në shkollimin e mëtutjeshëm.

Varësisht nga rezultat e dëshmuara në test dhe notave nga vlerësimi i brendshëm në shkollë, nxënësit do të regjistrohen në drejtimet e preferuara duke respektuar edhe kriteret e konkursit përkatës.

Testi ka përmbajtur gjithsej 100 pyetje të përgatitura nga Njësia për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit