Zv/drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se masat prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb që kanë përdorur targa të Serbisë ose nuk posedojnë dokumente kosovare.
Nga 16 janari në Kosovë nis zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe Ligjit për të huajt, ku sipas këtyre rregullave, automjetet me targa të huaja nuk lejohen të qarkullojnë më shumë se tre muaj pa autorizim, ndërsa personat pa dokumente të Kosovës duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve.
