22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Komunat kundërshtojnë izolimin e plotë

Më të lexuarat

Asociacioni i Komunave të Kosovës është kundër mbylljes dy javore, masë kjo që, siç thuhet, është propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Për të diskutuar masat ndaj pandemisë, gjatë ditës së diel është mbajtur një takim virtual mes disa kryetarëve të komunave me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk kanë qenë të ftuar në këtë takim, tha për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i këtij Asosacioni, Sazan Ibrahimi. Por, ai tha se sipas informacioneve që ka nga komunat, në takim kanë qenë të pranishëm vetëm gjashtë kryetar të komunave dhe se ata nuk janë pajtuar me propozimin e ministrisë së Shëndetësisë për mbyllje dy javore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. “Asociacioni i komunave është kundër masave të proklamuara nga qeveria rreth mbylljes”, tha Ibrahimi. Në anën tjetër, në një komunikatë për media, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka bërë të ditur se në bashkëpunim edhe me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia është mbajtur takim virtual koordinues me kryetarët e komunave të Kosovës. Ministri Vitia, në këtë takim citohet të ketë thënë se ndodhen në një situatë të rënduar dhe duhet mobilizim, koordinim dhe qasje më proaktive në raport me pandeminë. “Në këtë takim është diskutuar së bashku me kryetarët e komunave nevoja e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha intitucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik”, thuhet në njoftim. Në njoftim nuk bëhet e ditur se për çfarë masa bëhet fjalë. Të shtunën, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka bërë të ditur se pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia është diskutuar për mbyllje të lokaleve të gastronomisë nga data 06 deri më 18 prill. Kjo shoqatë tha se e kundërshton një mbyllje të tillë për shkak të gjendjes financiare në të cilën janë këto biznese. Këtë mbyllje e ka kundërshtuar edhe Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK). Ata kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që asnjë kufizim apo mbyllje totale e bizneseve të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare. Gjatë periudhës së fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirusin e ri. Që prej 13 marsit 2020, e deri më 3 prill, 2021 Kosova ka regjistruar 92.975 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.906 pacientë kanë humbur jetën ndërsa 76.968 janë shëruar persona.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit