16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

DYSHET NË HADITHET E PROFETIT DHE URTËSINË E DIJETARËVE

Më të lexuarat

1- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Plaket biri i Ademit dhe rriten tek ai dy cilësi: angazhimi për të vënë pasuri dhe angazhimi për jetë sa më të gjatë”. Muslimi

2- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Me dy begati janë të mashtruar shumica e njërëzve: shëndeti dhe koha e lirë”. Buhariu

3- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: Agjëruesi i ka dy gëzime: një kur çel iftarin dhe një kur të takojë Zotin e tij”. Buhariu dhe Muslimi.

4- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë:”Cilido që kujdeset për dy vajza derisa të rriten, do të jetë me mua si këta dy gishta”. Muslimi

5- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Dy sy nuk ka për t’i prekur zjarri: Syri i cili qan nga frika e Allahut, dhe syri i cili rrin zgjuar duke ruajtur në rrugë të Allahut”. Ahmedi dhe Tirmidhiu

5- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Nuk lejohet zilia vetëm se ndaj dy personave: Një personi të cilit Allahu i ka mundësuar të mësoj Kuranin, dhe ai angazhohet me të natën e ditën, dhe një burri të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai, e shpenzon për Të, natën e ditën”. Buhariu dhe Muslimi

7- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Dy lloje njerëzish nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (akoma): Njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht); dhe gratë e veshura, të zhveshura; të devijuara, devijuese! Kokat e tyre i kanë si gungat e anuara të devesë. Këto lloj grash s’kanë për të hyrë në Xhennet dhe as që kanë për ta nuhatur aromën e tij, ndërsa aroma e tij nuhatet nga shumë larg.”. Muslimi

8- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), i tha Eshexh bin Kajsit: “Ti i ke dy cilësi të cilat i do Allahu dhe i dërguari i Tij: Butësia dhe Maturia”. Muslimi

9- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Dy fjalë janë të lehta per gjuhën, të rënda në peshore dhe të dashura tek i Mëshirshmi (Allahu); subhanallahi ue bihamdihi (i pastër nga çdo e metë është Allahu) dhe subhanallahil adhim (i lartësuar është Madhështori).” Buhariu dhe Muslimi

10- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Dy gjëra tek njerëzit konsiderhen mohim (kufër): Sharja e fisit, dhe kuja për të vdekurin”. Muslimi

11- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Dy gjëra nëse Allahu e ruan robin nga e keqja e tyre, do të hyjë në Xhenet: atë që ka mes dy buzëve dhe atë që ka mes dy kofshëve”. Ahmdi, sahih.

12- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Për tre persona mos pyet për ta: Personi i cili ndahet nga bashkësia islame dhe kundërshton të parin e më pas vdes, robi apo robëresha që largohet nga pronari dhe vdes, si dhe gruan të cilës i është larguar bashkëshorti, ndërkohë që ia ka plotësuar nevojat jetike dhe ajo zhvishet në mungesë të tij”. Ahmedi sahih.

13- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Kush vdes dhe është i pastër prej tre gjërash: medjemadhësia, marrja e pasurisë me mashtrim dhe borxhi, do të hyjë në Xhenet”. Tirmidhiu

14- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Në dy kohë nuk kthehet lutja, lutja kur thirret ezani dhe lutja në luftë kur përballen ushtritë”. Ebu Daudi, Sahih Albani.

15- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Frikësojuni Allahut ndaj dy të dobtëve; Vejushën dhe jetimin”. Sujuti dhe Bejhakiu

16- Hasen El Basri -Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: “Dija është dy llojëshe: dija që gjendet në zemër, e cila është dije e dobishme dhe dija në gjuhë, e cila është argumenti i Zotit mbi birin e Ademit”. Musned Darimi.

17- Dy gjëra nëse kujdesesh dhe i ruan, atëhere mos u shqetëso: pasurinë për jetën e kësaj bote, dhe fenë për në botën tjetër.

18- Dy persona konsiderohen të padrejtë: Personi të cilit i jep një këshillë, të cilën ta vlerëson si diçka të keqe, dhe dikujt të cilit i bën vend në një grumbull të ngjeshur, ndërkohë ai ulet këmbëkryq.

19- Robi ka dy qëndrime përpara Allahut: një qëndrim kur është duke u falur dhe një tjetër kur të dalë tek Ai ditën e Gjykimit. Cilido që kujdeset për qëndrimin e parë, do ta ketë të lehtë qëndrimin e dytë.

20- Imam Ahmed bin Hanbel -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: Më frikësojnë tek ju dy gjëra: Shpresa e gjatë dhe pasimi i egos; shresa e gjatë të harron ahiretin, ndërsa pasimi i egos, të pengon nga e vërteta.

Bledar Tefik Haxhiu
/profetiislam/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit