15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Khabib Nurmagomedov: çfarë (nuk)dihet për jetën private të kampionit të UFC-së

Më të lexuarat

Edhe pse fitorja ndaj Conquer McGregor në UFC fitoi popullaritet në mbarë botën, për jetën private të Khabib Nurmagomedov nuk dihet shumë.

Khabibi kaloi pjesën më të madhe të kohës në republikën ruse të Dagestanit. Në kryeqytetin Makhachkali ai ka një apartament të madh dhe një shtëpi. Fiziku dhe shpirti i tij është gatuar në malet e Dagestanit. Shpesh ndodhet dhe në Moskë, Shën Petersburg, dhe Soçi, qytet turistik rus ky në bregun e Detit të Zi të Kaukazit Perëndimor.

Meqenëse shumica e ndeshjeve e janë në SHBA, zakonisht një muaj para përballjes me kundërshtarin ai shkon atje për pregatitur. Kjo është arsyeja pse anglishten e flet shumë mirë.

Ka pak informacion rreth jetës private, sepse anëtarët e familjes nuk vetëbëjnë publicitet. Khabib është një besimtar musliman dhe imazhi i vetëm i gruas së tij, fytyra e cila është e mbuluar me burka të trashë, daton nga dasma në qershor 2013.

Ai nuk publikon asgjë për gruan e tij në rrjetet sociale, ashtu si dhe për fëmijët – vajën (të lindur më 1 qershor 2015) dhe djalin (i lindur më 30 dhjetor 2017). Koha e lirë i kushtohet rritjes së fëmijëve në një përpjekje për të kompensuar udhëtimet dhe mungesat e shpeshta në shtëpi e familje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit